E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votohet ne Gjilan, pjesemarrja 41.3 %

Qytetaret e komunes se Gjilanit iu drejtuan diten e djeshme kutive te votimit per te treten here me radhe, ne kuader te zgjedhjeve lokale ne Kosove, per te votuar kryetarin e komunes se tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove njoftoi se nga gjithsej 87 mije e 430 votuesit potenciale te Gjilanit, deri ne oren 19:00 kur edhe jane mbyllur kutite e votimit ne kete komune, te drejten per te votuar e kane shfrytezuar 41. 3 per qind, perkatesisht 35 mije e 876 votues. Zyrtare te KQZ-se hodhen poshte informatat qe flasin per incidente te ndryshme gjate procesit zgjedhor per kryetar komune ne Gjilan, ku qe nga ora 7:00 e mengjesit ishin hapur te 127 vendvotimet ne 31 qendra votimi. Kryetarja e KQZ-se, Nesrin Lushta, e vleresoi pozitiv procesin zgjedhor ne komunen e Gjilanit. "Procesi ka shkuar me rregull e pa incidente- se paku nuk kemi pasur asnje informate per ndonje incident ose ndonje parregullsi, e cila kishte mundur te ndikoje ne rregullsine e zgjedhjeve", tha Lushta.
Krahas vendvotimeve te rregullta, KQZ-ja kishte vene ne dispozicion dhe 9 vendvotime, sic quhen, alternative te vendosura kryesisht ne zonat e banuara me shumice joshqiptare. Sipas perfaqesuesve te KQZ-se, ne 2 nga keto vendvotime alternative, pra ne fshatin Budrike dhe ne Cernice, qytetaret nuk kane votuar fare. "Keto dy qendra kane mbetur ashtu sic ishin edhe gjate dites - pa asnje votues", sqaroi kryetarja e KQZ. Koalicioni i organizatave joqeveritare " Demokracia ne Veprim" ka paraqitur raportin permbledhes per ecurine e procesit zgjedhor ne Gjilan. Ky raport flet per disa parregullsi ne disa vendvotime, ne te cilat thuhet se votimi familjar eshte evidentuar me se shpeshti. Sipas "Demokracise ne Veprim", nje element tjeter qe eshte raportuar, jane edhe parregullsite me votat me kusht. Gjithashtu, jane raportuar edhe disa incidente, si komunikim midis komisionareve dhe vezhguesve te partive politike. Kryetarja e KQZ-se tha se ne komisionin qe ajo drejton, nuk kane arritur informata qe flasin per parregullsi te tilla. "Nese ka pasur parregullsi gjate procesit te zgjedhjeve, ekziston mundesia e ankeses dhe keto ceshtje do te shkojne ne KZAP (Komisioni Zgjedhor per Ankesa dhe Parashtresa) ", theksoi Lushta. Nderkohe, ne oret e para te mengjesit te sotem pritet qe KQZ-ja te jape rezultatet paraprake per Gjilanin, ku per kryetar komune garuan Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Qemajl Mustafa nga Partia e Demokratike e Kosoves.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›