E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Beqaj viziton Brukselin

Ministri i Integrimit Evropian, Besim Beqaj, nesër do të udhëtojë për në Bruksel për t’u takuar me komisionarin për zgjerim të BE-së, Stefan Fule, si dhe zyrtarë tjerë të lartë të Komisionit Evropian.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Beqaj do të bisedojë për rezultatet e deritashme në procesin e integrimit dhe realizimin e objektivave dhe prioriteteve te Qeverisë së Republikës së Kosovës në këtë proces.

Ministri Beqaj gjithashtu do të ketë edhe takime të shumta të ndara edhe me përfaqësues tjerë të lartë të Komisionit Evropian, në mesin e të cilave edhe me drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Pjer Mirel dhe me njësinë për Kosovën në kuadër te Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerimit të KE-së.

Po ashtu, është planifikuar edhe takimi me ambasadorin Luk Liebaut, nga Ministria e Jashtme e Belgjikës i ngarkuar me Evropën Juglindore dhe me Filip David, sekretar Shtetëror për marrëdhënie me BE në këtë ministri.

Ministri Besim Beqaj do të marrë pjesë edhe në dy takime sektoriale në kuadër të dialogut të procesit të stabilizim-asociimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›