Greqi Ashpersohen politikat per emigrantet e paligjshem

Ne Greqi problemet ekonomike te vendit po shoqerohen me ashpersimin e politikave kunder imigranteve te paligjshem.
Sipas ligjeve te reja te njoftuara dje nga Ministri i Punes Jorgos Koutroumanis autoritetet do te zbatojne masa te reja ndeshkimore per imigrantet e paligjshem per te kufizuar mundesite e tyre te punesimit.
Imigrantet do te marrin gjoba deri ne 5 mije euro dhe 6 muaj burgim nese kapen duke punuar pa dokumentacionin e duhur.
Statistikat e Ministrise greke te Punes tregojne se arka e shtetit peson nje humbje prej afro 8 miliarde eurosh nga pagesat e sigurimeve sociale si rezultat i punesimit te imigranteve te paligjshem.
Sindikata me e madhe e Greqise perllogarit se ne vend ka te pakten 500 mije imigrante te paligjshem ne marredhenie pune. Ne perpjekje per te rritur grumbullimin e te ardhurave per shtetin autoritetet kane marre kete vit masa edhe kunder pagesave me para ne dore.
Edhe per sherbime te tilla si pastrim pune me meditje etj autoritetet kerkojne qe pagesa te behet permes cekut per te shmangur evazionin fiskal dhe mospagimin e sigurimeve shoqerore.