PS: S'ka buxhet për përgatitjen e sportistëve elitarë
TIRANE- Me kërkesë të deputetëve socialistë në komisionin e medias raportoi sot ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve , Aldo Bumci, ka raportuar mbi gjëndjen financiare, investimet dhe fondet e vëna në dispozicion nga kjo ministri për sektorin e sporteve, veçanërisht mbështetjen për sportet elitare.
Deklaratat e ministrit kanë sjellë reagimin e deputetëve socialistë.
Deputeti PS Fidel Ylli tha se ministria e Sporteve ka lënë në harresë sportin elitar, vecanërisht sportistët olimpikë duke mos akorduar asnjë fond për ta.
Bumçi tha se “këta sportistë kanë pasur një fond 10 % shtesë për aktivitete të cilat nuk përfshihen në kalendarin e tyre vjetor. Si në çdo vend tjetër të botës është e pamundur, që sporti, aq më tepër në nivel elitar profesionist të mbështetet vetëm me fondet buxhetore. “
Nga ana e tij deputeti socialist Fidel Ylli tha se “deri tani nuk ka asnjë koordinim ndërmjet Komitetit Olimpik dhe ministrisë për të nxjerrë buxhete për përgatitjen e sportistëve për kualifik në lojrat olimpike”
Ministri Bumçi raportoi dhe për stadiumin e ri Qemal Stafa, i cili duhej të kishte filluar së ndërtuari për të qenë gati për 100 vjetorin e pavarësisë, në nëntor të 2012.
Sipas Bumçit, qeveria shqiptare ka bërë gjithcka në përgjegjësinë e saj. Ka hartuar bazën ligjore, për transformimin e shoqërisë anonime, krijimin e një bordi, dhënien e një fondi prej 300 milionë lekë të reja, i cili për momentin mbetet i ngrirë.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS: S'ka buxhet për përgatitjen e sportistëve elitarë