Haxhinasto: Të gatshëm për hetim ndërkombëtar

"Qeveria ka shprehur vullnetin për të krijuar të gjitha mundësitë për realizimin e një hetimi ndërkombëtar për atë çfarë ka ndodhur", theksoi zv/kryeministri.
Sipas tij, maxhoranca ka reaguar duke anuluar edhe mitingun e saj paqësor dhe kundër dhunës të ditës së shtunë.
"Qeveria është e angazhuar të realizojë të gjitha detyrimet e saj për kthimin në normalitet të aktivitetit të institucioneve, dhe dua të nënvizoj se tashmë po përfundon plani i punës për realizimin e 12 prioriteteve të Opinionit të Bashkimit Evropian", deklaroi kreu i diplomacisë shqiptare.
Haxhinasto tha se këto prioritete janë të domosdoshme që Shqipëria të vazhdojë në procesin e saj të integrimit me qëllim që papërgjegjshmëria politike, e shoqëruar me mjete të dhunës, të mos pengojnë e, gjithashtu, të mos vonojnë procesin e integrimit të shqiptarëve në BE. /Start/
2011-01-26 17:39