Milo: E vërteta po deformohet ekstremisht
Historiani i njohur, Paskal Milo, vlerësoi dje se tekste historie si ai i klasës së 12 janë deformime ekstreme të së vërtetës në një kohë kur njerëzit i kanë përjetuar vetë ato. Milo tha se bëhet fjalë për një paçavure, e jo për një tekst historie. "Nga mënyra se si është bërë deformimi është i ngjashëm me historinë e së shkuarës, por edhe të afërt që është jetuar nga shqiptarët", tha Milo. Sipas tij, historia e vërtetë është ajo e djegies dhe plaçkitjes së Shqipërisë për të ruajtur pushtetin nga Berisha dhe shpura e tij. "Kjo është historia e vërtetë. Këtu kemi të bëjmë me deformime ekstreme të historisë të momenteve të historisë që njerëzit i kanë përjetuar vetë ndaj mos habitemi që momente të tilla përçundohen nga Sali Berisha", tha ai.