Ministri Emigracioni? Rama me 2 deklarata të ndryshme

Kryeministri i ri Edi Rama tha sot gjatë paraqitjes së kabinetit qeveritar, ku binte në sy mungesa e një ministrie për Emigracionin, se nuk e ka premtuar asnjëherë krijimin e një ministrie të tillë.
I pyetur nga gazetarët për këtë temë ai u përgjigj: “Nuk e di të kem bërë ndonjë premtim elektoral për ministrinë e Emigracionit. Mos e ngatërroni me partinë e camëve!”
Edhe pse nuk ishte shumë e gjetur përqasja që kryeministri ardhshëm i bëri cështjes së emigrantëve me partinë e camëve, e sigurt është se qindra-mijëra shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë mijëra probleme që presin zgjidhje.
Nga një kërkim i thjeshtë, konstatuam se në një intervistë për "Plus Gazeta Athina" më datë 15. 2. 2013, Edi Rama ka thënë: "Kemi premtuar ngritjen e një ministrie të vecantë për emigracionin, ministri në të cilën do të punësohen elementë të spikatur prej emigracionit si dhe një përfshirje të drejtpërdrejtë të emigrantëve në strukturat diplomatike të shtetit shqiptar, pra në ambasada dhe konsullata".
Gazeta në fjalë botohet në Athinë për shqiptarët e Greqisë, por gjendet edhe në Tiranë.
(a.jole/Balkanweb)