E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Ervin Demo: Dje u kalua vija e kuqe, u sulmua komisariati nr 3 dhe lënduan edhe efektivë

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo deklaroi se ngjarjet e natës së fundit, ku nga protestuesit u dogj komisariati numer 3 ishte tejkalim i çdo vije te kuqe. 

demo

Sipas Demos, disa prej efektivëve kanë pësuar dëmtime, përfshirë edhe djegie, teksa po mbronin institucionin policor.

Ai e cilësoi situatën të papranueshme, duke argumentuar se niveli i dhunës së shfaqur gjatë ditëve të fundit nuk lejon që ngjarjet të konsiderohen më thjesht si protesta studentore.

“Ky takim vjen si rrjedhojë duke marrë në konsideratë edhe atë çfarë të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë gjatë ditëve të fundit, dhe duke referuar vetëm natës së fundit, ka ndodhur diçka që, me thënë të drejtën, ka kaluar vijën e kuqe.

Dje Komisariati nr. 3 është sulmuar nga protestues, jo thjesht komisariati si godinë, por edhe punonjës të Policisë së Shtetit që kanë qenë aty në perimetrin e komisariatit dhe brenda tij, janë dëmtuar deri me djegie, të trupit të tyre duke e mbrojtur godinën e Policisë së Shtetit.

Kjo është jo vetëm e papranueshme, por tregon fakt që elementët e dhunës të cilët janë përfshirë në këtë protestë, kanë arritur në nivele të cilat qartësi e tregojnë që kjo nuk është më as protestë studentore, në fakt, nuk mund të quhet më as protestë”, tha Demo.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›