E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sot debati final per taksat

Senatorët amerikanë zhvillojnë sot debatin final mbi një ligj për vazhdimin e paksimit të taksave nga të ardhurat personale që ishte miratuar gjatë presidencës së ish- presidentit George Bush. Senati do të votojë  ditën e sotme për projektligjin e masave prej 858 miliardë dollarësh, i cili paraqet një kompromis shumë të diskutuar mes presidentit Obama dhe ligjvënësve republikanë.

Nëse ky projektligj kalon siç është parashikuar, ai do të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesve, ku shumë pjestarë të partisë Demokrate të Obama janë të zemëruar me kompromisin, i cili sipas tyre është shumë bujar për të pasurit.

Presidenti Obama dhe ligjvënësit demokratë fillimisht shpresonin që shkurtimi i taksave të përfshinte individët që fitojnë 200 mijë dollarë në vit, dhe familjet që fitojnë deri në 250 mijë dollarë në vit. Por republikanët ishin të palëkundur në kërkesën e tyre që sistemi i shkurtimit të taksave të zbatohet tek të gjitha grupet sociale të shoqërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›