Ministri Haxhinasto pret Ambasadorin e ri të Bullgarisё

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisё nё Tiranё, Dimitar Ivanov Arnaudov.
Ministri Haxhinasto vlerësoi nivelin e shkëlqyer tё marrëdhënieve midis dy vendeve, bashkëpunimin miqësor nё shumё fusha, duke u shprehur se ekziston njё bazё shumё e mirё pёr për forcimin dhe thellimin e tyre tё mëtejshëm në të gjitha fushat me interes reciprok.
Duke vlerësuar mbajtjen e Sesionit të Vtё tё Komisionit të Përbashkët të Bashkëpunimit Ekonomik, në mars 2011, në Sofje, Ministri Haxhinasto theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, shkëmbimeve tregtare, bashkëpunimit në fushën e energjisë dhe korridoreve energjetike, etj. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët në lidhje me rëndësinë e korridorit 8 dhe intensifikimin e përpjekjeve për realizimin e lidhjeve infrastrukturore, veçanërisht atë hekurudhore.
Ministri Haxhinasto vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shumëpalësh, në kuadër të organizatave ndërkombëtare, mbështetjen që dy vendet i kanë dhënë njeri-tjetrit si dhe falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë në rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në përfundim të takimit, Ministri Haxhinasto vlerësoi rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Bullgarisё për konsolidimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon, dhe veçanërisht mbështetjen e saj për shtetin e ri të Kosovës.