E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Risitë më të fundit për specialistët e IT-së

Specialistët e IT që prej muajit shtator do të kenë mundësi që të trajnohen dhe të prezantohen me risitë më të fundit të informatikës. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë Genc Pollo e deklaroi këtë fakt gjatë një takimi të realizuar me biznesmenë të teknologjisë së informacionit. Sipas Pollos kjo do të ndikojë në specializimin e njohësve të IT-së.
Këtë vit do të krijohet qendra PRO-TIK e cila është një nismë e ministrisë dhe e fondacionit Shqiptaro-amerikan për zhvillim. Kjo qendër do të promovojë avantazhet e shoqërisë së informacionit si dhe do të trajnojë dhe kualifikojë më tej specialistët e IT-së në vendin tonë. Një tjetër synim e ngritjes së kësaj qendre është edhe krijimi i një bashkëpunimi i specialistëve brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që të shkëmbejnë përvoja dhe njohuritë më të avancuara që do të ndikojnë në zhvillimin e këtij sektori në Shqipërisë .
Ministri Pollo prezantoi në këtë takim edhe një sërë nismash të ndërmarra për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në vend.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›