E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngerci politik i opozites bllokoi statusin e vendit kandidat

23-11-2010 / Gazeta 55

Progres-Raporti flet Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Buxheti 2011 dhe dokumenti i KE-se ministrja Bregu raporton ne komisionin parlamentar te Integrimit

Raporti i fundit i Komisionit Evropian per ceshtjen e statusit te vendit kandidat ne BE-se dhe projektbuxheti i vitit 2011-te ishin objekt diskutimi dje ne komisionin parlamentar te Integrimit. E pranishme ne kete komision ishte ministrja e Integrimit Evropian Majlinda Bregu e cila raportoi mbi dy dokumentet e lartpermendur.
Duke iu referuar 12 rekomandimeve te raportit te KE ministrja Bregu tha se te gjitha keto rekomandime jane ne varesi te te parit konsensusit politik te cilin mazhoranca nuk mund ta arrije pa opoziten.
Nuk jane rekomandime per qeverine shqiptare por per klimen politike dhe rikthimin ne shina normale te dialogut politik ne vend jane per te funksionuar nje parlament i cili nuk funksionon vetem me debatin e 60 minuteshit nga opozita as me debatin per ligje te caktuara por dhe me vote per ligje te cilat i duhen ketij vendi. Nuk besoj se jeni ndjere mire as ju kur ligji per Gjykaten administrative u refuzua te votohej nga opozita tha ministrja e cila shtoi se mungesa e konsensusit nga ana e opozites per ligje qe kerkojne shumice te cilesuar qofte edhe per ligje me impakt minimal politik si ai i diskriminimit ka bere qe ne listen e rekomandimeve te KE-se te kerkohet konsensusi politik per ligje qe kane rendesi jo vetem per vijimesine e procesit te integrimit por edhe per vendin. Lidhur me pyetjen nese Shqiperia ka humbur 400 milione euro pasi nuk ka marre statusin e vendit kandidat ministrja Bregu tha se kjo nuk eshte e vertete pasi Shqiperia ashtu si dhe vendet e tjera te rajonit e kane te percaktuar asistencen financiare nga BE deri ne vitin 2012.
Me rregulloren e re te IPA qe Komisioni Evropian i komunikoi Keshillit te Evropes ne nentor te vitit 2008 Kuadri Financiar Shume Vjecar per 2010 ndash 2012 eshte percaktuar ndarja e asistences komunitare per te gjitha vendet e rajonit deri ne vitin 2012 pavaresisht nese nderkohe keto vende ndryshojne statusin nga kandidat ne anetar apo nga kandidat potencial ne kandidat tha ajo duke sqaruar se eshte pikerisht akreditimi nga KE per decentralizim te fondeve te IPA-s dhe procesi i ngritjes se strukturave nga vendet aspirante qe ne rastin e Shqiperise eshte bere ne kohe rekord faktori i cili i mundeson Komisionit Europian te beje nje vleresim te ri persa i perket asistences financiare.
Kjo do te thote se edhe Mali i Zi qe u propozua per statusin e vendit kandidat nuk do te perfitoje asnje Euro me shume deri kur te akreditohet duke qene se komponentet e tjere te IPA-s funksionojne ne menyre te decentralizuar.
Ministrja Bregu iu pergjigj pretendimeve te deputeteve te opozites sipas te cileve qeveria nuk ka respektuar vendimet e Gjykates Kushtetuese lidhur me ligje qe kjo gjykate ka marre ne shqyrtim.
Do tju lutesha te mos abuzoni me akuza te paverteta por te me permendnit qofte edhe nje rast te vetem kur qeveria nuk ka respektuar nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Nuk ka sepse nuk ka ndodhur kurre as me ligjin e lustracionit as me ate te statusit te ushtarakut edhe pse qeveria kishte objeksione lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per keto ligje tha ministrja duke shtuar se edhe ne progres-raport thuhet se nga viti 2005 Gjykata Kushtetuese dhe pavaresia e saj ka ardhur ne rritje ne disa raste ajo ka shfuqizuar ose pezulluar ligjet e miratuara i jane nenshtruar rishqyrtimit kushtetues 33 ligje 18 pjeserisht anti-kushtetues 2 krejtesisht dhe ne 13 raste eshte refuzuar shqyrtimi per arsye anti-kushtetushmerie.
Mazhoranca e cileson opoziten si shkaktare per mosdhenien e pelqimit te statusit te vendit kandidat dhe e fajeson per mosdhenien e votave per realizimin e reformes se kerkuar ne drejtesi ku votimi i ketyre ligjeve kerkon nje shumice te cilesuar kartonesh te deputeteve. Ne raportin e publikuar nga vete Komisioneri Fyle pengesa kryesore per marrjen e statusin e vendit kandidat u konsiderua ngerci politik i shkaktuar nga opozita socialiste ku evidentohej mungesa e gjate e konsensusit parlamentar permes bojkotit me shume se 1 vjecar.
Gjate diskutimeve ne komisionin e perhershem parlamentar te Integrimit socialisti Taulant Balla tha se vendimi negativ i Brukselit erdhi pas deshtimit te qeverise. Ne kete drejtim ai iu rikthye akuzave ndaj ministres Bregu pavaresisht se mbledhja ishte per te diskutuar progres-raportin e Komisionit Evropian dhe jo per tju kundervene personalisht dhe me tendence te qarte politike te pranishmeve ne komision. Por nga ana tjeter shefja e Integrimit i sugjeroi deputetit socialist ti drejtohet organeve te drejtesise dhe te mos beje gjyq ne komisionin parlamentar. Ajo iu drejtuar deputetit Balla se partia qe ai perfaqeson mbart ne vetvete nisma konkrete per bllokimin e integrimit te vendit.
Gjithashtu ministrja Bregu i kujtoi deputetit Balla se per te ka akuza konkrete per shkelje te ligjit nga ana e tij dhe per lidhje te dyshimta me boten e krimit.
Taulant nuk po te drejtohem as zoti Balla sepse ti nuk e meriton se nuk je zoteri te sugjeroj vetem dicka mundohu te respektosh ti institucionet e ketij vendi. Taulant Balla ti nuk je as prokuror as gjykates po nese ti do te behesh pjese e toges se pushkatimit politik ku do te jete mekati yt i pandare ne politike u pergjigj ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.
Me tej ministrja beri nje analize te thjeshte ne terma monetare ne disa fusha se sa per qind ky buxhet na afron ne procesin tone te integrimit me Bashkimin Europian dhe se sa ky buxhet reflekton rekomandimet e raportit analitik te KE 2010.
Per sa i perket kriterit ekonomik fondet per 2011 do te rriten ne masen 10 per qind duke reflektuar rekomandimet e raportit analitik 2010 te KE-se ndersa buxheti qe ka lidhje me plotesimin e standardeve evropiane do te kete nje rritje ne masen 6 per qind.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›