E Diel, 1 Nëntor 2026

BE kerkon pershpejtimin dhe realizimin ne kohe te reformes zgjedhore ne Shqiperi

Bashkimi Europian kerkon pershpejtimin dhe realizimin ne kohe te reformes zgjedhore ne Shqiperi. Drejtori per zgjerimin ne Komisionin Europian Stefano Sannino i cili ndodhet sot ne Tirane vleresoi gjithashtu se heqja e imuniteteve per deputetet dhe zyrtaret e larte eshte nje shtylle e rendesishme ne luften kunder korrupsionit. Zoti Sannino i cili eshte angazhuar drejtperdrejt per te nxitur procesin e integrimit te Shqiperise mori sot nga qeveria shqiptare planin e veprimit per permbushjen e 12 objektivave qe Brukseli ka percaktuar si kushte per ti dhene shqiperise statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›