E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi AK: Shqipëri-Kosovë si SHBA-Kanada

TIRANE-Aleanca Kuq e Zi nga dje është partia më e re në spek trin politik në vend. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Aleancës Kuq e Zi për regjistrimin si forcë politike, pasi kjo e fundit ka dorëzuar 3700 firma, statusin dhe programin e saj. Drejtori ekzekutiv i AK, Redi Ramaj nëpërmjet një prononcimi për mediat bëri me dije se partia do të drejtohet nga Kreshnik Spahiu deri në organizimin e Kongresit të parë të kësaj partie që do të zhvillohet në muajin maj, ku do të votohet në mënyrë transparente për kryetarin dhe drejutesit e kësaj lëvizje politike.

"Gazeta Shqiptare" zbardh sot një pjesë të programit të AK, ku një rëndësi e veçantë i kushtohet bashkimit kombëtar dhe raporteve me fqinjët.

Aleanca Kuq e Zi (AK) mbështet aspiratën shekullore të shqiptarëve për Bashkim Kombëtar. AK mendon dhe beson se bashkimi i shqiptarëve duhet të ndodhë në një dicka më të madhe se sa vetë Shqipëria. Bashkimi i shqiptarëve duhet të jetë në linjë me parimet dhe strategjitë e Bashkimit Europian. AK angazhohet për të respektuar të Drejtën Ndërkombëtare në Fuqi dhe njeh si normë të përgjithshme të së Drejtës Ndërkombëtare principin e vetëvendosjes së popujve.

(Per me teper lexoni sot Gazeta Shqiptare)

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Aleanca Kuq e Zi nga sot parti politike, Kreshnik Spahiu në krye deri në maj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›