Ministri Haxhinasto takim me gazetaret gjermane

Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ka pritur në një takim të veçantë një grup gazetarësh gjermanë, të cilët po zhvillojnë një tur informativ në vendin tonë. Ministri Haxhinasto ka vlerësuar si tepër të rëndësishëm marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Ai është ndalur në mënyrë të veçantë në mbështetjen që Berilini i jep vendit tonë në procesin e integrimit europian. Gjatë takimit është diskutuar mbi sfidat politike dhe ato të rritjes ekonomike të Shqipërisë. Sipas shefit të diploamcisë shqiptare, është e rëndësishme që Shqipëria t’i paraqitet publikut gjerman ashtu siç e meriton. Në përbërje të këtij grupi janë gazetarë të Frankfurter Alemanie Caitung, Die Velt, Berliner Caitung, përfaqësues të Ministrisë Federale të Ekonomisë.
Para mbërritjes në Tiranë, gazetarët gjermanë kanë vizituar Kosovën. Qëllimi turit është njohja nga afër me procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe të Kosovës, përmes bisedimeve me autoritet e larta të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe mediave vendase.