Ministri Hoxhaj po qëndron në Britaninë e Madhe
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, nga Mbretëria e Arabisë Saudite, ka udhëtuar në një vizitë zyrtare në Londër.
Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, ministri Hoxhaj do të ketë takime me personalitete të larta shtetërore, ku në fokus të bisedave do të jetë koordinimi mes dy shteteve në proceset integruese të Republikës së Kosovës në mekanizmat euroatlantikë, procese në të cilat përkrahja e Britanisë së Madhe ka qenë e pazëvendësueshme.
Ministri Hoxhaj, gjatë ditës pritet të takojë ministrin për Evropë në Mbretërinë e Bashkuar, David Lidington dhe personalitete tjera shtetërore, duke përfshirë diplomatë të shumë të akredituar në Londër, njofton MPJ, nëpërmes një komunikate shtypi.
Vizita e ministrit Hoxhaj në Britaninë e Madhe, pritet të ketë efekte të rëndësishme në koordinimin e hapave mes dy shteteve për shtimin e numrit të njohjeve dhe forcimin e subjektivitetit të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare, sipas MPJ-së.