E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi do të vizitojë Turqinë

Nga Express më 08 maj 2011 në ora 14:29

Me ftesë të presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl dhe kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nga 9 maji do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi, ku do të marrë pjesë në punimet e Konferencës “Least Developed Countries Conference”, që organizohet nga Kombet e Bashkuara në Stamboll.

Po ashtu, kryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në Takimin e Nivelit të Lartë lidhur me Investimet dhe Partneritetin, që do të organizohet në kuadër të konferencës.

Pjesëmarrja e kryeministrit të Kosovës në konferencën e vendeve në zhvillim, është në vazhdën e përkushtimit të kryeministrit Thaçi dhe të Qeverisë së Kosovës për rritjen e numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës dhe sjelljen e investimeve të reja në vend.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›