Poloni, 3300 gazetarë në ceremoninë e varrimit të Kaczynski-t
VARSHAVë - Më tepër se 3 300 gazetarë janë akredituar për të pasqyruar këtë fundjavë në Poloni ceremoninë e varrimit të presidentit polak Lech Kaczynski dhe të bashkëshortes së tij Maria, të cilët gjetën vdekjen në një katastrofë ajrore në Rusi, njoftoi sot zyra e shtypit e qeverisë.
"Lista përmban deri tani 3 316 emra gazetarësh polakë dhe të huaj", bëri të ditur Aleksandra ëasicka, e zyrës së shtypit të qeverisë polake.
Ceremonia e varrimit të presidentit Kaczynski dhe e bashkëshortes së tij do të zhvillohen sipas parashikimit, të shtunën në Varshavë dhe të dielën në Krakovi, pavarësisht bllokimit të trafikut ajror në Evropë që rrezikon të pengojë ardhjen e delegacioneve të huaja, bëri të ditur një zyrtar i lartë i presidencës.
Disa ceremoni për nder të 96 viktimave do të zhvillohen të shtunën në mesditë në kryeqytetin polak në sheshin Pilsudski, vendi ku zhvillohen zakonisht manifestime të mëdha, ndër të cilat disa mesha. Ato do të vazhdojnë deri në orën 16:00.
Ceremonia funebre për nder të çiftit presidencial do të fillojë po këtë ditë me një meshë në katedralen Shën-Jan të Varshavës në orën 18:00.
Arkivolët e tyre do të transportohen në Krakovi, për një meshë zyrtare të celebruar në bazilikën e katedrales nga kardinali Angelo Sodano, i dërguari i papa Benedikti XVI. Në këtë meshë pritet të marrin pjesë delegacionet e huaja.
Më tej Lech Kaczynski dhe bashkëshortja e tij do të varrosen në kishën e katedrales së Vavelit, panteoni i mbretërve dhe i polakëve të famshëm.
(e.n/BalkanWeb)