Ministri Hyseni udhëton sot drejt Hagës
Të dielën (nesër) ministri Hyseni pritet të zhvillojë takime me ekspertët ligjorë të Republikës së Kosovës në këtë proces. Këto takime do të vazhdojnë edhe të hënën, me qëllim të harmonizimit përfundimtar dhe finalizimit të deklaratave, të cilat do të prezantohen para gjykatës.
Ndërkohë, po të hënën, ministri Hyseni do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Mbretërisë së Holandës.
Radha e paraqitjes së Kosovës para GJND-së në Hagë është të martën (1 dhjetor) në orën 15.00 dhe do të zgjasë 3 orë.
Fjalën hyrëse në këtë paraqitje do ta ketë përfaqësuesi i Republikës së Kosovës, ministri Hyseni. Fjala e tij do të pasohet nga paraqitjet e ekspertëve dhe këshilltarëve ndërkombëtarë, Sir Michael Wood, Daniel Müller dhe Sean Murphy.