Edi Rama nuk gjen njerëz as për drekën e “bamirësisë”

Kryetari i PS-së përjeton vetminë dhe turpin pas deklaratave të Kryeministrit Berisha për perversitet dhe shkelje të të gjitha normave familjare. Ai nuk mbledh dot njerëz për drekën e ofruar me rastin e festës së Bajramit në qendër të Tiranës. Braktiset edhe nga mosha e tretë
Kryetari i Partisë Socialiste ka dashur të shfrytëzojë ditën e Bajramit që të shtronte një drekë gjoja bamirësie ku të tërhiqte qytetarët e Tiranës dhe më pas të shfaqej për mediat si njeriu i ideve të reja që gëzon edhe mbështetjen popullore. Por pikërisht kur gjithshka ishte gati, askush nuk e kishte menduar se nuk do të pranonte kush të ulej tek një vend që diktonte Rama. Aq e rëndë ishte situata sa edhe kontingjenti i të papaunëve që zakonisht rri tek sheshi i njohur i Tiranës, nuk pranoi të ulej tek dreka e Edvin Ramës. Dhe ndodhi ajo që pritej në fakt, pra që Edi Rama nuk gjen dot njerëz as për t;u dhënë një drekë falas. Ai është detyruar dje në drekë të urdhërojë mobilizimin e antarësisë së Partisë Socialiste që të mos turpërohet. Kjo ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur Kryetari i Socialistëve ka urdhëruar që të shtrohen tavolinat në mes të shehsit tek Ushtari i panjohur në Tiranë në mënyrë që të kishte mundësinë e daljes para kamerave duke u shfaqur si bamirës i moshës së tretë. Ishte rënë dakort që të sajohej e gjitha si nnjë drekë me rastin e festës së bajramit ku mohsa e tretë kryesisht do të mbështeste Edi Ramën pas drekës së shtruar.Mirëpo atëherë kur pritej që ato pak tavolina të mbusheshin me njerëz ka ndodhur e kundrat. Tek tavolinat nuk po ulej askish dhe pasi njerëzit pyesnin se përse ishte mbushur shehi i Ushtarit të Panjohur me tavolina e kamarierë dhe merrini përgjigjet se të gjitha këto ishin organizuar nga kryetari i bashkisë e jepeshin falas, askush nuk afrohej. Cudia e organizatorëve që kishin mobilizuar si gjithmonë skalionet e shtypit afër Edit ishte e madhe, por edhe më të habitur ishin kamaraierët që pasi kishin përgatitur gjithshka të mësuar me sjelljet e shqiptarëve që në raste të tilla zijafetesh nuk të falin kur ghërat shtrohen falas, nuk u besonin syve që nuk po ulej askush në një drejkë që ishte falas.As të papaunët e sheshit nuk po u afroheshin tavolinave. Edi rama pasi u lidh disa herë në telefon me njerëzit e tij dhe organizatorët u detyrua që të mobilizonte disa skaline militantësh të PS-së që të mund të mbushte tavolinat. Kjo gjëe vuri në lëvizje strukturat që nuk e patrën kollaj të gjenin në ditëtë e festave njerëz që donin të shpëtonin Edi ramin nga sikleti. Vonesa ishte e dukshme dhe zgjati më shunë se një orë nga mesdita kur edhe ishte planifikuar dreka. Më së fundi, disa prej tavolinave u mbushën dhe më pas u shfaq edhe kryetari i Socialistëve që pa fshehur nervozizmin uroi të pranishmit për festën dhe kështu pati edhe mundësinë që të shfaqej për disa sekonda tek ekranet televizive. Këto të fundit duke parë vështirësinë reale për të mbledhur njerëzit nuk e zgjatën minutazhin dhe pamjet ishin zhgënnjyese. Ajo që i ndodhi Edi Ramës tek Sheshi i Ushtarit të Panjohur është gjendja reale që ai përjeton. Vetëm pak ditë pas mburrjeve se ai mbledh njerëz, madje në shifra të mëdha në të gjitha sheshet e vendit, ai humbet edhe ata pak njerëz që e ndiqnin pas në Tiranë. Vetmia e madhe e Edi ramës u dëshmua dje dhe për të gjithë qytearët e Tiranës që kaluan para Ushtarit të Panjohur në momentin e urimeve që Edi rama bënte para kamerave një gjë mbeti e qartë: Edi Rama nuk josh dot më as të papaunët, as të rinjtë, as familjarët dhe as moshën e tretë. Tani ai është i vetëm.