Strugë, homazhe pranë varrit të djalit të Ismail Qemalit
Të pranishëm në këto homazhe ishin kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Akademik prof. Dr. Gudar Beqiraj, shoqëruar nga zv/ministrja e arsimit dhe shkencës së Shqipërisë, Nora Malaj, dhe kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Kryetari i ASHA të Shqipërisë, Akademik Gudar Beqiraj, shprehu gatishmërinë për një nismë të procedurës së tërheqjes së eshtrave të Qazim bej Qemalit, nga varrezat myslimane në Strugë, për ti rivarrosur në Kaninë të Vlorës. Këtë ide e kanë mbështetur edhe stërnipërit e Ismail Qemalit, prof. Nedim Vlora, Darling Vlora, si dhe fëmijët e birësuar të Qazim bej Qemalit, Edibe, Edip, Dashman dhe Hyrmete Ohri.
Qazim bej Qemali, është një nga gjashtë djemtë e Ismail Qemalit, që asokohe ishte jo vetëm djalë, por edhe dora e djathtë e Ismail Qemalit, sekretar i tij personal, truproje dhe shef i kabinetit. Ai jetoi në Strugë, nga viti 1935, deri në dhjetor të vitit 1953, kur ndërroi jetë në vetmi, në shtëpinë e cila edhe sot është e pandryshuar, por pa asnjë shenjë apo shënim.