E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: Ngerci politik, PS ka oferta te reja

Qamil Xhani
Partia Socialiste eshte shprehur dje e gatshme per mbledhjen e jashtezakonshme te Kuvendit, me qellim arritjen e nje marreveshje per hetimin e zgjedhjeve te vitit te kaluar. Sekretari per Ceshtjet Ligjore dhe Koordinimin ne PS, Fatmir Xhafaj deklaroi dje se opozita ka dhene opsione te reja, per gjetjen e nje zgjidhje duke vazhduar negociatat edhe gjate muajit gusht. “Te dy te mandatuarit e forcave politike kane biseduar dhe kane arritur ne nje nivel te caktuar, duke pranuar nje sere elementesh te rendesishem per ngritjen e komisionit hetimor dhe menyren, sesi do te funksionoje ky komision.
Nuk mund te them se dhe nga pala jone ka reshtur edhe ne keto dite vere perpjekja per te arritur ne nje zgjidhje”, u shpreh dje gjate deputeti i PS-se, Fatmir Xhafa. Ai u shpreh se Partia Socialiste eshte e gatshme qe te marre pjese ne nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit nese ajo do te kishte ne qender te vemendjes se saj krijimin e nje komisioni hetimor per zgjedhjet. “Ne jemi gati edhe sot ta mbledhim Parlamentin, ta votojme te filloje punen komisioni hetimor edhe ne kushtet e ketij sezoni te nxehte vere, qe megjithate, nuk po e le te ftohet mendja e kryeministrit Berisha dhe zonjes Topalli”, u shpreh dje Xhafaj, gjate nje bashkebisedimi me gazetaret. Duke u ndalur ne menyren sesi do te jete baza e marreveshjes, deputeti i PS-se ka theksuar se rezoluta e Parlamentit Evropian eshte baza ku do te mbeshtetet zgjidhja politike. Ne lidhje me fletet e votimit deputeti i PS-se eshte shprehur se opozita ka bere propozime konkrete per kete ceshtje. Ai shtoi se te propozimi i PS-se eshte i afert me ate qe kane bere perfaqesuesit e Bashkimit Evropian. ”Ben pjese ne ate pakete propozimesh qe ne i kemi bere mazhorances edhe per kete ceshtje. Nuk eshte ndonje sekret ta them sepse kjo ka qene pjese edhe e vete atyre propozimeve qe ka bere grupi tresh i BE-se, pra perfaqesuesit e PE-se, Komisionerit Fyle dhe zonjes Ashton’, tha Xhafa. Ai theksoi se zgjidhja eshte artikuluar nga perfaqesuesit e ketyre institucioneve. “Ne gjithashtu e kemi mbeshtetur kete dhe e kemi bere pjese te projektit te propozimeve tona drejtuar kundershtareve tane politike”, u shpreh Xhafaj. Ai ka theksuar se opozita eshte e interesuar te kete nje zgjidhje sa me te shpejte per situaten politike ne vend, ndersa mazhoranca eshte papjekur qe te largoje vemendjen keto dite nga situata e ngercit politik. “Ne jemi te shqetesuar per nevojen, per domosdoshmerine e zgjidhjes se krizes. Natyrisht ne jemi dhe te preokupuar per te respektuar kerkesat e partnereve dhe ne menyre te vecante rezoluten e PE-se”, u shpreh Xhafaj.

Negociatat
Kerkesat e pandryshuara te
opozites per mazhorancen

Te pranoje ngritjen e komisionit te ri hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit.
Te pranoje qe opozita te kete shumicen ne kete komision.
Te pranoje qe ky komision te drejtohet nga opozita, dhe qe ky komision te kete mandatin per hetimin e materialeve zgjedhore ne funksion te transparencen se zgjedhjeve te 28 qershorit.
Te harroje djegien e fleteve te votimit dhe cdo lloj diversioni, pengese, makinacioni.

Takimet
“Edhe gjate ketyre diteve kemi bere hapa konkrete. Zoti Ruci i ka ofruar zotit Patozi propozime konkrete, se cilat jane ato dhe sesi do reagoje kreu i grupit te PD, s’me takon mua t’i them dhe kerkojne konfidencialidetin e nevojshem. Ne dhe sot ne momentin qe po flasim nuk rreshtim se kerkuari nje zgjidhje me propozime konkrete”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›