E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, takim Arvizu-Sequi-Wolfarth

Kryetari i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wolfarth, u takua rreth orës dhjetë të së dielës me ambasadorët e akredituar në Tiranë.

Takimi i Wolfarth me trupin diplomatik në vendin tonë ka si arsye zyrtare shkëmbimin e mendimeve dhe informacioneve lidhur me procesin zgjedhor.

Në këtë takim, ra në sy edhe prezenca e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu dhe ai i Bashkimit Europian, Ettore Sequi.

OSBE ndodhet në fazën e përpunimit të procesit të votimit dhe numërimit, përpara se të dalë me një qëndrim paraprak mbi standartet e zgjedhjeve në Shqipëri./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›