E Shtunë, 31 Tetor 2026

Coldplay, numër një

Nga Express më 18 shtator 2011 në ora 17:49

Grupi Coldplay është votuar kryesuesi më i mirë i festivalit të vitit 2011, në një votim online nga BBC 6 Music.

Grupi, i cili ka kryesuar në Glastonbury dhe T In The Park, i ka prirë studimit me 22.7 përqind të votave, ka bërë të ditur Shaun Keaveny, nikoqir i shout të mëngjesit.

Grupi amerikan i rokut The National është renditur i dyti me 14.2 përqind, derisa Muse ka dalë në vendin e tretë me 13.9 përqind.

Bateristi i grupit Coldplay, Will Champion ka thënë për BBC 6 Music se paraqitja nëpër festivale i ka dhënë grupit ‘një shans për të fituar zemrat e njerëzve’.

“Por është edhe një mundësi e fuqishme që njerëzit tashmë kanë vendosur për ju”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›