E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Ksera gënjeu, vetëm në 55 qendra banimi janë 650 mijë të papunë

Share

Nga Përparim Halili

Qeveria shqiptare me kryeministrin Sali Berisha në krye e ka kthyer në ushqim mashtrimin me shifrat e rritjes së pagave, të pensioneve, të ardhurave për frymë, të mirëqenies e punësimit të popullatës, duke publikuar non stop vetëm shifra e të dhëna false. Në shumë raste, del e mashtron vetë kryeministri Berisha, duke trumbetuar se mirëqenia e shqiptarëve ka kaluar edhe nivelin e mirëqenies së popujve të 28 vendeve të BE! Kryeministri del e na thotë përditë se dhe pagat e pensionet e shqiptarëve, janë më të larta se të 22 vendeve të BE dhe se të 130 shteteve të botës. Del e na thotë, se ekonomia shqiptare ka lënë mbrapa shtete të fuqishme si Gjermania, Franca, Italia, Danimarka, Suedia, Anglia dhe madje Kinën e SHBA! Pas kryeministrit del Guvernatori i Bankës, ose dixhei Ardian Fullani i shifrave fiktive PRO pushtetit dhe përsërit ato shifra që deklaron kryeministri. Pas Fullanit del INSTAT-i, ose siç e quajnë shqiptarët SALI-STAT-i dhe publikon ato shifra mashtruese që thotë kryeministri. Pas këtyre dalin ministrat, deputetët dhe përsërisin si papagaj shifrat e kryeministrit. Në fund dalin mediat e pushtetit, të cilat nuk besohen as kur japin shifrat e të dhënave të shërbimit sinoptik.

Mashtrimi qeveritar i radhës, ishte për shifrat e punësimit të shqiptarëve, duke thënë se është rritur punësimi dhe është ulur papunësia. Këtë palaçollëk, doli dhe na e recitoi publikisht ministri i Punës Spiro Ksera, pikërisht në ditën simbol të 1 Maj-it, që është dita e punëtorëve. Në një nga tribunat e demagogjisë qeveritare, ky megafon-ministër doli e na gënjeu pa pikë turpi se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë! Na gënjeu se në Shqipëri janë vetëm 1 milionë e 60 mijë persona të aftë për punë! Na gënjeu se nga 13.7%, shifra e papunësisë është ulur në 13.26%.

Po cili është realiteti faktik i papunësisë në Shqipëri, të cilin qeveria e fsheh? Pa bërë komente, po flasim me shifrat reale që përmbledh papunësia në Shqipëri.

Forca e aftë për punë është 2 milion e 115 mijë

Ti zoti ministër Spiro Ksera, na gënjeve ditën me diell, kur deklarove në emër të qeverisë dhe në emër të institucionit që drejton, se forca e aftë për punë në Shqipëri është 1 milionë e 60 mijë persona. Përse po të them, që na gënjeve? Sepse janë disa shifra të tjera reale e faktike, të cilat na thonë të kundërtën e gënjeshtrës tënde. P.sh, në Shqipëri forca e aftë fizikisht, ligjërisht, mendërisht e kalendarikisht (si moshë) është 2 milion e 115 mijë persona, veçse jo sipas numrit të popullsisë, të kallëp-regjistrimit BERISHA-POLLO-GREQI, por sipas numrit real të popullsisë shqiptare. Që ta dish, sipas moshës kjo forcë e aftë për punë, ndahet kështu:

- Janë 288 mijë e 780 të rinj të aftë për punë, të moshës 16-20 vjeç.

- Janë 291 mijë e 300 të rinj të aftë për punë, të moshës 21-30 vjeç.

- Janë 388 mijë e 200 të rinj të aftë për punë, të moshës 31-35 vjeç.

- Janë 415 mijë e 493 persona të aftë për punë, të moshës 36-45 vjeç.

- Janë 532 mijë e 145 persona të aftë për punë, të moshës 46-55 vjeç

- Janë 198 mijë e 873 persona të aftë për punë, të moshës 56-65 vjeç.

- Nga kjo forcë e aftë pune, afro 60% e numrit total janë femra

 

Vetëm familje me ndihmë ekonomike, janë 128 mijë e 790

Siç dihet, shifrat zyrtare-qeveritare që publikohen prej kryeministrit, ministrave dhe mediave qeveritare shqiptare, nuk janë aspak reale. Për qëllime të mos bërjes publike të krizës sociale-ekonomike, këto shifra paraqiten shumë të zvogëluara, madje deri në 10% të realitetit që ka papunësia faktike në Shqipëri. Prej disa ditësh, qeveria ka nisur një aksion zyrtar e mediatik, për të fshehur të vërtetën alarmante të treguesit të krizës së papunësisë ne vend. Në vijim të mashtrimit dhe demagogjisë me shifrat e punësimeve e papunësisë, ministri i Punës Spiro Ksera, deklaroi publikisht në datën 1 MAJ, se në Shqipëri ka vetëm 143 mijë të papunë! A është e vërtetë kjo shifër, kur pothuajse kaq të papunë ka vetëm në Tiranë, ose në 3 rrethet Korçë, Elbasan, Durrës?! A thua të ketë kaq pak të papunë në Shqipëri, kur sa dyfishi i kësaj shifre KSERA, janë të papunë vetëm në zonën jug-lindore të vendit?! Pa bërë asnjë koment, po i kujtojmë ministrit Spiro Ksera, se vetëm ministria e tij ka një listë të gjatë, të familjeve që trajton me ndihmë ekonomike për shkak të mungesës së të ardhurve financiare prej papunësisë së kryefamiljarëve, ose të krejt anëtarëve të familjeve. Sa për kujtesë, afro 90% e këtyre familjeve janë me nga 2-7 anëtarë! Ti zoti ministër, bëjë llogarinë matematikore, ndërsa ne po të bëjmë një pyetje të thjeshtë e të qartë: – Si është e mundur, që Shqipëria ka vetëm 143 mijë të papunë, kur vetëm familje që trajtohen me ndihmë ekonomike, janë 128 mijë e 790?!

Të rinj 16-30 vjeç, janë 590 mijë të papunë, bujqësia ka 532 mijë

Janë dy shifra të tjera problematike të papunësisë në Shqipëri, të cilat janë 6-7 herë më të mëdha se shifra e papunësisë që na servir ministri i pushtet-demagogjisë Spiro Ksera. Është fjala për të rinjtë e mbetur të papunë prej politikave dështake të aplikuara prej qeverisë në drejtim të punësimit.

Shifra e parë është kjo: Në Shqipëri janë 590 mijë të rinj të moshë 16-30 vjeç, të cilët gjenden të papunë. Kjo shifër papunësie të rinjsh është tepër alarmante dhe për vende e ekonomi të fuqishme. Por në Shqipëri tentohet të mbulohet me mashtrime zyrtare shifrash false.

Shifra e dytë, ka lidhje me sektorin e bujqësisë shqiptare. Sipas qeverisë, në këtë sektorë nuk paska të papunë, mbasi sipas saj, janë të vetëpunësuar në tokat dhe aktivitet si fermerë! Por realiteti tregon të kundërtën e shifrës që publikon ministri Ksera, mbasi vetëm numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti si familje pa të ardhura, përfshin 42% të totalit të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në shkallë vendi. Realiteti tjetër është ky: Në sektorin e bujqësisë, Shqipëria ka 532 mijë të papunë, të evidentuar e të regjistruar në institucionet e pushtetit vendor.

SHIFRA: 640 mijë të papunë, vetëm në 55 qendra banimi!

Puna si gazetar, më ka bërë të jem në kontakt të përhershëm me specialistët e statistikave të terrenit (jo të INSTAT) dhe me drejtues institucionesh studimore-statistikore të pavarur, pro dhe me drejtues të pushtetit lokal në të gjithë vendin. Ata kanë të gjithë treguesit e papunësisë, sipas gjendjes faktike. Që të mos marrësh guximin e të gënjesh herë tjetër, po të bëj me dije zoti Ministër i Punës, hartën dhe tabelën e shifrave të papunësisë në 55 qendra banimi të Shqipërisë:

Tiranë:       102.800

Kamëz:        19.000

Vorë:        

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›