E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/ Kermabon:Politika të qëndrojë larg drejtësisë

Shefi i EULEX-it, Yves de Kermabon ka kërkuar të mërkurën nga institucionet vendore që rrinë larg sistemit të drejtësisë, atij të policisë dhe doganave, sepse ndërhyrjet politike shkatërrojnë demokracinë e këtyre institucioneve.
Kermabon ka inkurajuar autoritetet e Prishtinës që të përdorin forcën ekzekutive për luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative, duke thënë se timoni për sundimin e rendit dhe ligjit është në duart e vendorëve. Këto komente Kermabon i bëri në takimin e 16 me radhë të Bordit të Përbashkët Koordinues për Sundimin e Ligjit, që drejtohet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›