E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Mediu prezanton projektligjin e ri mjedisor, kusht i MSA-së

Tiranë, 22 Qershor, NOA - Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, organizoi sot një tryezë për prezantimin e projektligjit Mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis.

Ky projektligji i ri i përgatitur prej këtij dikasteri, me asistencën teknike të projektit CARDS 2006 të BE-së, INPAEL, përfshihet në kuadrin e masave që po merren në zbatim të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për sektorin e mjedisit.

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, duke përgëzuar hartuesit e këtij projektligji, u shpreh se është bërë një punë mjaft cilësore, e cila ka në bazë të saj mbrojtjen e mjedisit, si dhe përafrimin e Shqipërisë me standardet mjedisore evropiane, metodikat e Bashkimit Evropian për vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Ai tha se një ndër pikat shumë të rëndësishme të këtij ligji është se tashmë Agjencia Kombëtare e Mjedisit dhe degët e saj rajonale, do të kenë gati një legjislacion të plotë dhe mjaft mirë të koordinuar, i cili forcon rolin mbikqyrës të saj, si dhe krijon mundësi për të monitoruar, vlerësuar, por edhe të të bërit oponencë, përsa i përket lejeve mjedisore, të cilat nuk do të firmosen më, në rast se nuk janë në përputhje me ligjin e Mbi vlerësimin e ndikimit në mjedis.

Një tjetër çështje, të cilës ministri Mediu i kushtoi vëmendje të veçantë, ishte edhe licencimi i ekspertëve mjedisorë.

Tashmë, - theksoi ministri Mediu, - ka ardhur koha për një ritestim të këtyre ekspertëve mjedisorë, gjithnjë në kuadër të një efektshmërie sa më të plotë në zbatimin e ligjit.

Në këtë kontekst, ministri Mediu la porosi që të përcaktohen kritere akoma më të forta për çertifikimin e ekspertëve mjedisorë.

Gjithashtu, gjatë prezantimit të këtij projektligj, ministri Mediu e cilësoi si një arritje shumë të vlefshme, përfshirjen e publikut, në diskutimet mbi çështjet mjedisore, të cilat kanë një impakt gjithëpërfshirës për qytetarët.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›