E Shtunë, 31 Tetor 2026

Transferimi i studimeve nga privati tek shtetërori, ja procedurat dhe dokumentet

UT publikon kriteret për transferimin e studimeve nga jashtë shtetit, 18 Shtatori data e fundit e pranimit

Universiteti i Tiranës ka përcaktuar procedurat dhe afatet për transferimin e studimeve nga një universitet tjetër në Universitetin e Tiranës. Të interesuarit duhet të paraqiten në rektoratin e universitetit nga data 27 gusht 2010 deri më 18 shtator 2010, me dosjen e dokumentet e përkatëse. Këto dokumente që kërkohen shërbejnë për transferimin

e studimeve nga universitete jashtë shtetit dhe ato private për në universitetin e Tiranës (sistemi me kohë të plotë). Mënyrat dhe rregullat e transferimit të studimeve nga universitetet italiane në Universitetin e Tiranës. Në këtë formë ky institucion do tu japë një shans të gjithë studentëve që studiojnë jashtë vendit për të vazhduar studimet në këtë universitet. Sigurisht që transferimi i studimeve do të bëhet në bazë të disa kritereve dhe vetëm pasi të plotësohet i gjithë dokumentacioni i nevojshëm. Këto kërkesa për transferime do të pranohen nga Universiteti i Tiranës deri më datë 18 shtator. Rregulli primar i vendosur nga ky universitet është që i gjithë dokumentacioni për transferimin e studimeve do të jetë i përkthyer. Duke nisur nga kjo javë, të gjithë studentët, të cilët vazhdojnë studimet në universitetet jashtë vendit, që për arsye të ndryshme kërkojnë të ndërpresin studimet në institucionin arsimor përkatës dhe dëshirojnë të vazhdojnë pjesën e mbetur të studimeve në Universitetin e Tiranës, duhet të drejtohen pranë këtij institucioni për të kryer transferimin e studimeve. Universiteti i Tiranës njofton se deri më 18 shtator, do të presë dokumentet e transferimit për të gjithë studentët e interesuar. Dorëzimi i dokumenteve do të vlejë vetëm për studentët, të cilët vazhdojnë studimet me kohë të plotë dhe jo për ata që ndjekin studimet me kohë të pjesshme.


Dorëzimi i dokumenteve
Dokumentet që një student duhet të dorëzojë në sekretarinë mësimore të Universitetit të Tiranës, do të jenë tetë të tillë. Fillimisht studenti duhet të paraqesë kërkesën për transferim, ku të arsyetojë edhe motivet e lëvizjes nga universiteti ku është regjistruar paraprakisht. Njëkohësisht me kërkesën për transferim, duhet të dorëzojë në sekretariat përmbajtjen e planit dhe programit e studimit që ka ndjekur. Programi duhet të jetë i plotë për të gjithë periudhën e studimeve, qoftë kjo edhe mujore. Dokumenti i tretë është lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë institucionit arsimor të lartë përkatës, si edhe një kopje e noterizuar e indeksit të notave, për ato universitete të cilët e kanë një të tillë. Krahas dokumenteve të mësipërm, studentët që kërkojnë transferim të studimeve, duhet të dorëzojnë në Universitetin e Tiranës kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së mesme, si edhe certifikatë të gjendjes civile. UT-ja kujton studentët e interesuar se, për ata që vazhdojnë studimet jashtë dhe kërkojnë të bëjnë transferimin e studimeve në këtë institucion, të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i ka lëshuar. Krahas dokumenteve të nevojshme për transferimin e studimeve, studentët duhet të paguajnë pranë njërës prej bankave të përcaktuara nga Universiteti i Tiranës, mandat arkëtimi prej 1 mijë lekësh, i cili kalon në llogari të vetë institucionit.


Ndryshimi i degës brenda Universitetit të Tiranës
Një procedurë e ndryshme do të ndiqet për studentët që kërkojnë të ndryshojnë degën e studimit brenda Universitetit të Tiranës. Kjo kategori studentësh do të kryejë transferimin e studimeve brenda fakultetit ku janë regjistruar paraprakisht, duke paraqitur kërkesën pranë departamentit përkatës. Këta studentë, pas transferimit të studimeve dhe do të shmangen nga dhënia e provimeve që kanë shlyer në programin e parë të studimit. Atyre do t'u njihet nota që kanë marrë në provimet ekuivalente, ndërsa do të duhet të shlyejnë pjesën tjetër të programit akademik, ku do të vazhdojnë studimet.


Transferimi, përfitues edhe studentët në privat
Transferimi i studimeve do të jetë i vlefshëm edhe për studentët, të cilët vazhdojnë studimet në universitetet private, por që dëshirojnë të vazhdojnë studimet më tej në institucionet arsimore publike të larta. Për të kryer transferimin e studimeve, këta studentë duhet të dorëzojnë në protokollin e Universitetit të Tiranës  9 dokumente, ndërkohë që në ndryshim nga studentët që vazhdojnë studimet jashtë vendit, nuk do ta kenë të detyrueshëm përkthimin e tyre. Afati i dorëzimit të dokumenteve për studentët që vazhdojnë studimet në universitetet private, do të jetë data 11 shtator, ndërkohë që pas kësaj date, procesi do të quhet i mbyllur. Përgjigjja për miratimin ose jo të kërkesës për transferim, do të jepet brenda një afati të shkurtër kohor, ku sërish studentët e interesuar do të duhet të drejtohen pranë zyrës së protokollit në Universitetin e Tiranës.

Dokumentacioni
Kërkesa për transferim me shkrim e të interesuarit (me adresë).
Përmbajtja e planit dhe programit të studimit.
Lista e lëndëve, krediteve dhe notave të fituara pranë Institucionit të Arsimit të Lart렠     përkatës.
Kopje e noterizuar e indeksit të notave (librezës së studentit), për institucionet që kanë indeks.
Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme.
Për institucionet e arsimit të lartë jashtë vendit dokumentacioni duhet të jetë i përkthyer në shqip dhe i noterizuar në Shqipëri.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë të certifikuara nga institucioni që i lëshon.
Fotokopje të Kartës së Identitetit.
Mandat arkëtimi 1000 lekë. BANKA KREDINS Nr: 589007
Shënim: Këto dokumente pranohen në zyrën e protokollit në Rektoratin e UT-së nga data  27.08.2010 deri 18.09.2010

Arta AGOLLI

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›