E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohen rastet me ethe hemoragjike në Kukës, mungojnë ilaçet për kurim

re persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë 12 vjeçar janë transportuar me urgjencë në spital pasi kanë patur simptoma të etheve hemorragjike duke e çuar në 13 numrin e personave të prekur gjatë muajit të fundit. Mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tyre nuk është e rënduar ndërsa mësohet se në spitalin rajonal mungon Ripravina, medikamenti i nevojshëm për të

trajtuar të sëmurët me ethe hemorragjike. Mjekët thonë se rastet e rënda do të nisen me urgjencë drejt Tiranës ndërsa sigurojnë se gjendja aktuale është nën kontroll. Gjatë muajit Qershor, rishfaqja e etheve hemoragjike ka shkaktuar panik tek banorët e Kukësit dhe të Hasit, veçanërisht tek të afërmit e të prekurve. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit, gjatë muajit Qershorit ka patur 13 raste, mes tyre dhe fëmijë ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetë në spitalin e Prishtinës pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi. Të prekurit nga kjo sëmundje kryesisht janë të moshës 1250 vjeç. Ethet hemoragjike e kanë burimin e infeksionit te kafshët si miu e insektet, veçanërisht nga rriqra, që në këtë periudhë gjallon në të gjitha mjediset. Kjo sëmundje jep temperaturë, ethe dhe hemoragji të brendshme dhe, nëse nuk kurohet me shpejtësi, mund të shkaktojë vdekjen. Ethet hemoragjike u shfaqën në muajin qershor, pas të nxehtit të madh. Sëmundja e etheve hemoragjike nga viti 85 është shfaqur çdo vit në qarkun e Kukësit. Të prekurit nga kjo sëmundje kryesisht janë të moshës 1250 vjeç. Ethet hemoragjike e kanë burimin e infeksionit te kafshët si miu e insektet, veçanërisht nga rriqra, që në këtë periudhë gjallon në të gjitha mjediset. Kjo sëmundje jep temperaturë, ethe dhe hemoragji të brendshme dhe, nëse nuk kurohet me shpejtësi, mund të shkaktojë vdekjen. Gjendja shëndetësore e pacientit me ethe hemorragjike që erdhi në Spitalin Infektiv së bashku me dy të tjerë është përmirësuar. Tashmë ai ka dalë nga reanimacionit ku iu nënshtrua një terapie intensive mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht në Spitalin Infektiv ndodhen të shtruar vetëm tre pacientë nga Kukësi të mbërritur së fundmi. Por në harkun kohor prej tre javësh kur dhe u shfaq pacienti i parë me ethe hemorragjike, në këtë spital janë trajtuar 7 persona ndërkohë që 2 fëmijë janë trajtuar në spitalin e pediatrisë. Pacienti duhet të qëndrojë minimalisht 7 ditë në spital kur ai paraqitet jo me simptoma të rënda të etheve hemoragjike. Me urdhër të ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili pacientët me simptoma të lehta të etheve hemorragjike nuk do të trajtohen në spitalin e Kukësit, por do të transportohen në Tiranë.

Shirat përmbytin degën e sigurimeve dhe shkollën e mesme në Librazhd
Reshjet e ditëve të fundit kanë krijuar probleme në qarkun e Elbasanit. Kështu në qytetin e Librazhdit janë përmbytur godina e shkollës së mesme, lagjja Hekurudha, dega e sigurimeve shoqërore si dhe një lagje e periferisë së qytetit e cila përmbytet sa herë që bie shi nga ujërat e lumit Shkumbin. "Shirat janë të sasirave të mëdha. Bllokimi i një kolektori, i cili kalon pranë ndërtesës sonë, e cila na krijon dhe ne shqetësime në katin e parë. Janë marrë të gjitha masat që gjithë dokumentacioni i agjencisë është në rregull", thotë Pavllo Jorgaqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore. Prefektura e Elbasanit bën të ditur gjithashtu se probleme nga reshjet janë shkaktuar në fshatrat malorë të saj. Në komunën Kukur janë shkatërruar tërësisht të mbjellat nga breshëri si dhe nga rrëshqitja e tokës. Probleme ka patur edhe qarkullimi rrugor për shkak të përmbytjes së rrugëve dhe mbingarkesës në trafik.

Vasili kujtohet për farmakovigjilincën, nis sot kontrolli i klinikave private
Të gjitha klinikat private dhe laboratorët, do të kalojnë në sitën e Ministrisë së Shëndetësisë. Kontrolli do të nisë më datën 22 qershor, në të gjitha subjektet shëndetësore të vendit. Ministria e Shëndetësisë mblodhi grupin Task Force dhe përcaktoi pikat e kontrollit. Ndërkohë kontrolli i farmacive, depove dhe kompanive private, ka nisur dy javë më parë dhe pritet të përfundojë në fund të muajit. Edhe për këto subjekte kontrolli do të nisë që nga dokumentacioni dhe barnat që kanë hyrë, pulla, etiketat, data e prodhimit, skadimit, kushtet e ruajtjes. Verifikimi i subjekteve private të licencuara, është pjesë e një urdhri të firmosur nga Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Grupi me inspektorë e specialistë nga Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave e cila do të kontrollojë edhe cilësinë e barnave në treg do të kombinohet edhe me mekanizmin e Farmakovigjilencës. Ky sistem aplikohet për herë të parë në vendin tone. Kujdes i veçantë duhet të tregohet tek barnat e reja që hidhen në treg. Janë këto barna që paraqesin dhe rrezikun më të lartë për efekte të padëshiruara Vitet e para të hedhjes në treg duhet të vëzhgohet me kujdes çdo problem i cili mund të shoqërojë barin. Evidentimi i ndonjë problemi që shoqëron këto barna duhet të bëhet e njohur me shumë përgjegjësi para hedhjes në treg gjatë periudhës së 8 provave klinike. Farmakovigjilenca është shkenca dhe aktiviteti që ka lidhje me zbulimin, vlerësimin, kuptimin me qëllim parandalimin e efekteve të padëshiruara ose të ndonjë problemi tjetër që ka lidhje me barin. Qëllimi i Farmakovigjilencës është përmirësimi i kujdesit ndaj pacientit, duke rritur sigurinë në lidhje me përdorimin e barnave. Po kështu, duke shtuar kujdesin edhe gjatë ndërhyrjeve mjekësore ose paramjekësore. Struktura e re synon të përmirësojë shëndetin publik e të japë garanci në lidhje me përdorimin e barnave.

Last Updated on E Marte, 22 Qershor 2010 19:54

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›