AKEP: Abonentët të njoftohen për përfundimin e paketave 72 orë përpara
TIRANE – Kompanitë celulare, ato të telefonisë fikse dhe operatorët e internetit do të njoftojnë abonentët e tyre për përfundimin e paketave që kanë blerë 72 orë më përpara.
Kryetari i Autoritetit të Komunikimeve elektronike dhe Postare, Pirro Xhixho ka deklaruar se një masë e tillë merret për të mbrojtur konsumatorët.
“Brenda kësaj jave janë 40 operatorë që marrin këtë detyrim, kryesisht operatorët e internetit, që janë 5 operatorë kryesore, por kjo do të jetë klauzolë për të gjithë operatorët. 48-72 orë përpara abonenti do të njoftohet se po i përfundon ajo paketë e cila është blerë nga ana e tij.”- deklaroi Xhixho.
Kreu i AKEP-it ka prezantuar në komisionin kuvendor të veprimtarive prodhuese raportin për vitin 2011. Nga të dhënat rezulton se tregu i telefonisë celulare është rritur me 15% gjatë vitit që lamë pas, ndërsa numri i përdoruesve ka arritur në 5.2 milionë.
Një abonent shpenzon mesatarisht 177 minuta në celular, ndërkohë që tarifat kanë rënë ndjeshëm për shkak të rritjes së konkurrencës.
Gjatë vitit 2011 rritje ka pësuar edhe tregu i telefonisë fikse, megjithëse ai mbetet në nivele të ulëta, krahasuar me vendet europiane, me një shkallë penetrimi vetëm 12%.
Për sa i përket internetit rezultojnë përdorues 161 mijë familje, ndërsa numri i përdoruesve të internetit nga celulari arrin në 1.2 milionë persona.
(er.nu/news24/BalkanWeb)