Zbulohen rrethana te tjera per vdekjen e mistershme te oficerit te SHISH
Oficeri i SHISH i cili u gjet i pajete ne oret e para te dites se djeshme Isa Copa ende i ka mister rrethanat e vdekjes.
Copa i cili u gjet i pajete ne plazhin e Currilave ne Durres i djegur brenda makines se tij tip Opel Corsa u dyshua se mund te ishte vetevrare.
Por vetem nje dite pas gjetjes se trupit te tij te djegur zbardhen rrethanat e para te vdekjes se tij fakte keto te dala nga ekspertiza.
Keto te dhena flasin se 49 vjecari Copa ka qene i demtuar ne pjesen e kokes me mjete te forta dhe se vdekja e tij nuk ka ardhur nga arma e zjarrit.
Por menje here pas vdekjes se tij nga ana e policise u hodhen dyshime per nje vrasje te mundshme te tij pasi u gjet nje e care ne makinen e tij e cila mendohet te jete shkaktuar nga te shtena me arme ku dhe eshte gjetur edhe nje gezhoje pistolete dhe pistoleta.
Nderkaq nje e dhene tjeter vjen pak para vdekjes se Copes ku ai i ka derguar nje mesazh ne celular djalit te tij ku shkruante Behu i forte ji gjithmone krenar mbeshtetu tek nena jote. Caje te ardhmen vete dhe menjehere pas kesaj telefoni i te ndjerit eshte gjetur i fikur.
Ekspertet e kriminalistikes bene me dije se mister mbetet dhe vendi ku eshte kryer krimi pasi automjeti i djegur eshte derguar me pas ne vendin ku u u gjet nga Policia. Kriminalistika dyshon se automjtetit i eshte vene zjarri per te zhdukur gjurmet.
Nderkaq Instituti i Mjekesise Ligjore eshte duke u marre me ekzamiminin dhe ekspertizen e trupit te oficerit Copa dhe nje raport perfundimtar pritet te dale pas dy ditesh.
Nje dite me pare Policia e Durresit ne nje deklarate per mediat beri te ditur se pista kryesore per ngjarjen e djeshme mbetet ajo e vetevrasjes se 49 vjecarit por duke mos perjashtuar edhe pisten e nje vrasjeje te mundshme.