Ministri Nishani: Do të hartojmë ligjin e dosjeve
19/04/2010 Anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese do të zgjedhim drejtuesin e institucionit
Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, mendon se edhe pse pas një muaji mandati i 6 prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk është më i vlefshëm, nuk ka asnjë pengesë ligjore që ata të zgjedhin kryetarin e tyre të ri. Por ai këmbëngul që kreun e ri të Gjykatës Kushtetuese ta zgjedhin anëtarët e rinj të saj. Një gjë e tillë, në opinionin e ministrit Nishani është më se e moralshme. Duke folur në një intervistë televizive, ai shpjegon juridikisht mënyrën e zgjedhjes së pasuesit të Vladimir Kristos për 3 vitet e ardhshme. “Unë nuk besoj se nuk ka asnjë lloj pengese për ta zgjedhur më pas Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin tjetër, por normalisht ka një qëndrim moral për sa kohë që një pjese të konsiderueshme të një numri të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, 6 prej tyre u mbaron tashmë mandati, dhe Presidenti i Republikës duhet të emërojë 6 anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamenti të japë pëlqimin; ka sens të pritet zgjedhja e anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe më pas zgjedhja e kryetarit të ri”, ka deklaruara Nishani. Ky reagim i ministrit të Drejtësisë vjen pak kohë pasi kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, deklaroi se Partia Demokratike është e gatshme të nisë procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe atë të Lartë. Forca më e madhe politike në mazhorancë vlerëson pozitivisht qëndrimin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, sipas të cilit, anëtarët e rinj nuk duhet të jenë jopolitikë dhe pa asnjë lidhje me regjimin e para viteve ’90. Por ripërtëritja e Kushtetueses përkon edhe me rishqyrtimin nga ana e demokratëve të ligjit për dosjet e bashkëpunëtorëve të regjimit komunist. Ministri Nishani konfirmon se menjëherë sa mazhoranca do të japë sinjalin, ky dikaster do të rinisë punën me ligjin e dosjeve të rrëzuar pa të drejtë, sipas tij, nga Kushtetuesja. “Ne jemi të bindur edhe për një sërë faktesh të renditura edhe publikisht që vendimi për rrëzimin e ligjit të pastërtisë së figurave ka qenë në konflikt të drejtpërdrejtë interesi nga një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pa dyshim që Ministria e Drejtësisë do të vihet në lëvizje menjëherë pas shprehjes së vullnetit të mazhorancës parlamentare”, ka theksuar Nishani. Shumica parlamentare vlerëson si tepër të rëndësishëm ligjin për hapjen e dosjeve. Rrëzimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese i nismës ligjore të miratuar me votat e shumicës së djathtë parlamentare solli një reagim të ashpër të saj. Deputetët demokratë theksuan se vendimi për të mos lejuar zbatimin e atij ligji ishte më se i kuptueshëm, pasi gjyqtarët e Kushtetueses prekeshin direkt nga ai ligj. Në qëndrimet publike deputetët e PD-së deklaruan gjyqtarët ishin tërësisht në konflikt i interesi.
Ripërtëritja
Neni 125 i Kushtetutës parashikon përtëritjen e një së tretës të përbërjes së anëtarëve të Kushtetueses një herë në tre vjet. Por, meqenëse tre prej anëtarëve: Fehmi Abdiu, Kujtim Puto dhe Sokol Sadushi janë emëruar anëtarë me dispozitë kushtetuese, e cila përcaktonte mandatin e këtyre tre anëtarëve për 12 vjet, ka sjellë këtë çrregullim të respektimit të Kushtetutës pikërisht për këtë pikë. Nga 9 anëtarë që ka gjithsej ky institucion, 6 prej tyre do të zëvendësohen dhe 3 do të ushtrojnë detyrën deri në përfundim të mandatit: kryetari Kristo, anëtarët Tusha dhe Berberi.
Ligji dosjeve
Gjykata Kushtetuese vendosi të vlerësojë ligjin e hartuar dhe mbështetur nga mazhoranca “Për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë”, si në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Vendimi në Kushtetuese u mor pasi Partia Socialiste ankimoi ligjin në fjalë, duke e vlerësuar atë si antikushtetues. Të njëjtin qëndrim si PS-ja mbajtën edhe disa shoqata joqeveritare, si dhe shoqata e gjyqtarëve. Por ky vendim shkaktoi reagimin e ashpër të mazhorancës. Deputetët demokratë theksuan se vendimi për të mos lejuar zbatimin e atij ligji erdhi pasi vetë gjyqtarët e Kushtetueses prekeshin direkt prej tij.
Gjyqtarët me mandat të përfunduar
Fehmi Abdiu
Kujtim Puto
Petrit Plloçi
Sokol Sadushi
Xhezair Zaganjori
Admir Thanza