Ministri Nishani: Policia në gatishmëri për festa
TIRANË- Ministri i Brëndshëm Bujar Nishani , i shoqëruar edhe nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj dhe drejtues të tjerë të policisë , ka zhvilluar një vizitë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Nishani deklaroi se pavarësisht festave të fundvitit policia e shtetit do punojë me shërbim të përforcuar për të garantuar sigurinë.
“Garantoj në emër të strukturave të Policisë, në emër të strukturave të Shtetit dhe Qeverisë se gjatë kohës që qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre do të festojnë dhe do të gëzojnë në mënyrë të këndshme këtë ditë feste, strukturat e shtetit e në veçanti ato të Policisë së Shtetit do të jenë në krye të detyrës në mënyrë të përforcuar, në mënyrë që shërbimi i Sigurisë, i Rendit Publik dhe Qetësisë, qytetarëve shqiptarë jo vetëm të mos i mungojnë, por t’i ketë në parametrat më të mira në këto ditë”, thkesoi ministri Nishani.
I pranishëm në këtë inspektim, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj , garantoi se sikurse në Tiranë, në të gjithë vendin janë marrë të gjitha masat në shërbim të Rendit dhe Qetësisë Publike, për t’i garantuar qytetarëve shqiptarë një festë të gëzuar dhe pa probleme.
“Sikurse është evidente deri në këtë ditë, ndryshe nga vitet e tjera, masat e marra nga Policia kanë shmangur çdo incident të ardhur nga përdorimi i fishekzjarreve, ndërkohë që edhe Qarkullimi Rrugor, ndryshe nga vitet e tjera ka vijuar normalisht dhe pa probleme”,- konfirmoi kreu i Policisë shqiptare, Burgaj.
(el.me/BalkanWeb)