E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbingarkesa- Tirana zgjohet pa drita, pak orë para ndërrimit të viteve

Tiranë Banorë të disa zonave në Tiranë janë zgjuar mëngjesin e sotëm pa drita. Në ditën e fundit të 2011-ës, energjia e munguar mbetet më problematike se kurrë, pasi në këtë ditë feste ajo është shumë e domosdoshme.

Don Bosko, Stacioni i Trenit dhe Siri Kodra janë zonat të cilat kanë mbetur pa energji. Banorët e zonave të prekura, shprehen mjaft të shqetësuar dhe kërkojnë kthimin sa më shpejt të energjisë.

Banore në rrugën Don Bosko: Akoma skemi gatuar asgjë. Nuk e kuptoj se si na i heqin dritat tani që kemi më shumë nevojë. Do vi darka pa asnjë gatim, shprehet zonja Vjollca.

Ndërkohë që një banor tjetër në rrugën Siri Kodra, thotë: Është e patolerueshme që ta nisim Vitin e Ri në errësirë. Darka e kësaj feste simbolizon mirëqënie e harmoni mes të afërmve, por deri tani asgjë sështë pregatitur dhe ne lekë të tepërta për të shkuar në restorante nuk kemi.

Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), shkak për ndërprerjen janë bërë defektet elektrike si pasojë e mbingarkesës në rrjet.

OST njofton se po punon për riparimin e shpejtë të difektit dhe kthimin e energjisë për qytetarët e Tiranës në këtë ditë feste.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Denoncim: Banorët pranë Kodrës së Diellit, 3 orë drita në 24 orë Tiranë- Një nga lagjet më të reja në Tiranë, Kodra...
  2. Misioni i vëzhguesve në Siri, shtohet dhuna para vizitës Siri- Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në Siri në ditën...
  3. Denoncim: Kemi një javë pa drita, po na falimentojnë bizneset Tiranë- Banorët e Vorës ankohen se prej mëse një javë...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›