Fundviti, Presidenti Topi uron shqiptarët: 2012 vit i përgjegjësive të mëdha
TIRANË- Presidenti i vendit Bamir Topi ka uruar shqiptarët në festën tradicionale të shkëmbimit të viteve.
“Viti 2012 është viti i përgjegjësive të mëdha. Ashtu si edhe unë, të gjithë shqiptarët urojnë sot që shoqëria të shndërrohet në një shoqëri që udhëhiqet nga vlerat dhe virtytet, në një mjedis ku qytetari ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, në një hapësirë ku demokracia dhe ligji të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha dhe e ardhmja! Në vitin 2012, gjithë shqiptarët urojnë, ashtu si edhe unë, që të gjitha arritjet e deritanishme në procesin e afrimit me Evropën e Bashkuar të na nxisin të përballojmë së bashku sfidën dhe detyrimin madhor për të fituar statusin e vendit kandidat dhe përcaktimin e hapave të mëtejshme të anëtarësimit”,- thuhet në mesazhin e presidentit.
Kreu i shtetit duke thkesuar se mendimi i tij në këtë ditë fundviti shkon për të gjithë brezat dhe në vecanëri për njerëzit në nevojë, ushtarakët në mision dhe njërzit që nuk ndodhen pranë nesh bën apel që të lihet pas e shkuara dhe Shqipëria të ecë para në procesin e demokratizimit të saj.
“Historia dhe populli shqiptar pret shumë më tepër nga të gjithë ne në vitin 2012. Shqipëria, të dashur motra dhe vëllezër, nuk duhet të vonohet asnjë çast në procesin e demokratizimit të saj. Situata e përkeqësuar politike me pasojat e saj tepër negative për integrimin e vendit kërkon një analizë të thellë. Le të mbetet pjesë e padëshiruar dhe kujtim i keq i vitit që po lemë pas. Ecja përpara e vendit dhe përmirësimi i jetesës së qytetarëve nuk duhet të ndihen të rrezikuara në vitin e njëqindtë të formimit të shtetit shqiptar”,- përfundon meazhin e tij presidenti Bamir Topi.
(el.me/BalkanWeb)