E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërrimi i viteve, QSUT përforcon shërbimin mjekësor

TIRANË- Sistemi i urgjencave në QSUT pritet mbajë barrën kryesore në natën e ndërrimit të viteve, ku mundësia e aksidenteve nga makinat si dhe fishekzjarret mbetet një risk i pashmangshëm.

Përballë një situate të mundshme, vecanërisht në repartin e pediatrisë drejtoria e QSUT nga sot ka përforcuar shërbimin mjekësor si dhe atë farmaceutik.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili garantoi pak ditë më parë qytetarët se Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjitha masat që sistemi shëndetësor të jetë në gatishmëri të plotë për festat fundvitit. "Shërbimi ka marrë urdhër të prerë të ketë një gatishmëri të përforcuar, nga Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, deri në spitalet rajonale".
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›