E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Nishani ne samitin e Ohrit per arritjet ne luften kunder korrupsionit

Oher 16 tetor NOA - Ministri i Drejtesise Bujar Nishani mori pjese dje ne Konferencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes e mbajtur ne Oher te Mqedonise mbi arritjet ne luften kunder korrupsionit.

Ky samit me temen Lufta kunder korrupsionit komente integruese mbi aktivitetet kombetare dhe nderkombetare u mbajt ne qytetin e Ohrit ne kuader te kryesise Maqedonase te Komitetit te Ministrave te KiE.

Gjate fjales se tij ne kete konference Ministri Nishani prezantoi eksperiencen e Shqiperise ne lidhje me masat e marra per parandalimin e fenomenit te korrupsionit si dhe funksionimin e institucioneve shqiptare ne penalizmin e subjekteve te perfshira ne korrupsion.

Ministri Nishani gjate prezantimit te tij u ndal ne ngritjen dhe funksionimin e Qendres Kombetare te Rregjistrimit QKR dhe Qendres Kombetare te Lincensimit QKL dhe reformen regullatore te tyre.

Ne kete kontekst ai foli per modelin e Shqiperise ne implementimin 100 te prokurimeve ne rruge elektronike si masa te rendesishme per parandalimin e veprimeve korruptive nga administrate publike.

Nje prezantim te vecante iu be funksionimit te ligjit Antimafia si nje instrument i rendesishem ne goditjen e aseteve financiare dhe ekonomike te grupeve kriminale. Ministri i Drejtesise Bujar Nishani pati takime te vecanta me Ministrin e Drejtesise se Kroacise Drazen Bosnjakovic dhe Ministrin e Drejtesise se Maqedonise Mihajlo Manevski me te cilet u diskutuan ceshtje me interes te perbashket ne fushen e zbatimit te drejtesise.

Ne takimin qe ministri Nishani pati me homologun kroat Bosnjakovic u ra dakord per nenshkrimin e nje marreveshjeje ne fushen e ekstradimeve.

Konferenca e ministrave te KiE-s u permbyll me nje deklarate te perbashket per angazhimin e te gjitha paleve per nje bashkepunim rajonal ne kuader te rekomandimeve te GRECO-s dhe Keshillit te Europes.

mit/NOAtopsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/32442-ministri-nishani-ne-samitin-e-ohrit-per-arritjet-ne-luften-kunder-korrupsionittitleMinistri Nishani ne samitin e Ohrit per arritjet ne luften kunder korrupsionittheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›