E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prudentino nderron avokat shtyhet seanca

VLOR/ Mbrojtesi i ri i te akuzuarit si nje nga kreret e Sacra Corona Unita ka kerkuar kohe per tu njohur me dosjen


Gjykata e Vlores ka shtyre seancen ne ngarkim te Albino Prudentinos i akuzuar si nje nga kreret e Sacra Corona Unita arrestuar ne fund te shtatorit ne nje nga lokalet ne pronesi te tij ne zonen e Ujit te Ftohte ne Vlore.


Seanca e djeshme ka zgjatur vetem pak minuta dhe ne te i akuzuari ka kerkuar revokimin e mases se sigurise. Nderkohe mbrojtja e tij ka kerkuar me shume kohe ne dispozicion per tu njohur me aktet dhe me dosjen.


Prudentino ka kerkuar te mbrohet nga Ferdinand Ndoja me zyre avokatie ne Tirane zgjedhur ky nga familjare te tij duke hequr dore nga mbrojtesi i deritanishem. Pas kesaj kerkese kreu i trupit gjykues ka vendosur te shtyje seancen per diten e hene me date 18 tetor ora 1300.


Prudentino eshte sjelle shume shpejt nga mjetet e policise dhe po kaq shpejt eshte bere largimi i tij drejt ambjenteve te paraburgimit. Nga pala shqiptare nuk ka asnje akuze ndaj Prudentinos por seancat ne ngarkim te tij kryhen per llogari te drejtesise italiane derisa te vendoset ekstradimi i tij.


Nis procesi per Ruzhdien pas 10 seancave te shtyra


FIER - Pas 10 seancash gjyqesore me ne fund mund te thuhet se ceshtja e Ruzhdies ka nisur shqyrtimin e saj gjyqesor. Gjate gjithe kesaj periudhe mbi 6 muaj seancat e radhes jane shtyre ne nje menyre artificiale here per mungese te te pandehurve dhe here per mungese te avokateve.


Ne asnje seance gjyqesore nuk eshte kaluar faza e apelit nga ana e gjyqtarit te ceshtjes Roland Jaupaj duke u bere shkak per shtyrje te here pas hershme te procesit gjyqesor.


Disa here prokurori i ceshtjes lirim Sino ka bere thirrje per marrjen seriozisht te kesaj ceshtjeje me qellim qe ajo te mos mbahej peng dhe te evitonte shtyrjet pambarimisht dhe shpeshhere ne menyre shume artificiale.


Mesditen e se premtes ka qene kerkesa e avokateve mbrojtes se te pandehurve kryesuar nga kreu i Dhomes se Avokateve Fier Zenun Hajdermataj ai qe ka kerkuar rivleresim shqyrtim te disa dokumenteve dhe akteve te Prokurorise kryesuar nga prokurori lirim Sino qe per ta ishin jo te vlefshme te paligjshme.


Keshtu derisa gjykata te shprehet ne lidhje me kerkesen e avokateve procesi gjyqesor do te kaloje dhe nje tjeter shtyrje por kesaj here per te hedhur nje hap perpara ne kete ceshtje te shumeperfolur dhe te shigjetuar politikisht.


Te pandehur ne kete ceshtje jane 5 perfaqesues te PD-se dhe PR-se Bujar Kararaj Shezaim Kararaj Veledin Myftaraj Robert Myftaraj dhe Pellumb Myrtaj 3 perfaqesues te PS-se Pellumb Ferzaj Qazim Aliaj dhe Ervin Myftaraj dhe nje qytetar i vene ne akuze per votim me shume se nje here Elmaz Donaj.


Komisioneret e qendres se votimit me numer 30-52 si dhe banori i Ruzhdies po ndiqen penalisht per nje sere veprash penale qe kane lidhje me zgjedhjet e 28 qershorit te vitit te kaluar. Seanca e radhes eshte lene per ne daten 28 tetor.

Deshmitaret e Portezes Komisioneret nuk terhoqen materialet


Fier - eshtja e Portezes ka vjele dhe dy deshmi te tjera ne seancen e radhes duke arshivuar keshtu 4 deshmi te kerkuara nga organi i akuzes.


Alban Gremi dhe Shkelqim Beqiraj kane pasuar diten e premte dy deshmite e kolegeve Eqerem Zavalani dhe Ervis Hoxha te cilet deshmuan nje muaj me pare. Ne sallen e gjyqit dy deshmitaret deklaruan se ne daten 27 qershor 2009 kur baza materiale ishte akomoduar ne KZAZ-ne tone nr.19 nuk u paraqit asnje nga forcat politike.


Ne daten 28 qershor ne oret e para te dites u paraqiten perfaqesuesit e majte komisioneret e majte per te terhequr bazen materiale por duheshin edhe perfaqesuesit e djathte. Keta te fundit erdhen rreth mesdites. Se bashku edhe te majtet edhe te djathtet kane ardhur ne KZAZ ne oren 1400 kur kishte perfunduar afati ligjor i terheqjes se materialeve.


Seanca e se premtes shenon heren e 18-te qe kjo ceshtje shqyrtohet ne Gjykaten e shkalles se pare Fier. Kjo eshte nje nga dy ceshtjet e shumeperfolura te procesit zgjedhor te 28 qershorit 2009.


Nese ne Ruzhdie ceshtja ka tjeter ngjyrim dhe problematike problematika e Portezes qendron ne faktin se komisioneret nuk terhoqen bazen materiale dhe si rrjedhoje ne dy qendrat e vorimit te kesaj komune nuk u hapen dyert duke lene pa votuar banoret e dy fshatrave Plyk dhe Kraps. Seanca e radhes eshte lene nga gjyqtari Piro Sota me 21 tetor.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›