Pranga shperndaresve te heroines ne gjimnaze

KOR/ Policia ka arrestuar gjashte shtetas te rinj si dhe ka sekuestruar heroine metadon si dhe 11 mije leke te reja
KOR- Ndalohen 6 te rinj te akuzuar si shperndares droge nderkohe qe vazhdojne hetimet per te zbardhur deri ne fund menyren e funksionimit te rrjetit.
Gjashte te arrestuar eshte bilanci i nje operacioni te policise juglindore mes te cileve dhe nje vajze te cilet shperndanin droge ne gjimnaze.
Operacioni i koduar me emertimin Rrjeta eshte finalizuar me sukses vetem gjate oreve te vona te mbremjes se te enjtes bejne te ditura burimet zyrtare te policise lokale.
Si rezultat i tij blute kane arrestuar shtetasit Kleand Agolli 33 vjec nga Korca Vasil Pengo 28 vjec nga fshati Rembec ne kete rreth Jetnor Selimllari 27 vjec nga fshati Orman Bashkim Lico 45 vjec nga Korca Edison Kobellari 29 vjec nga Ormani si dhe shtetesja Atila K. 22 vjece banuese ne lagjen 16 ne qytetin e Korces.
Te ndaluarit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kryenin shperndarjen e lendeve narkotike te llojit heroine dhe metadon ne sasi te medha. Aktiviteti i paligjshem i te lartpermendurve ushtrohej kryesisht ne vendin e quajtur Kryqezimi 1 Maji ne qytetin juglindor ndersa ne fokus te aktivitetit te tyre kriminal ishte dhe shkolla e mesme ne fshatin Pojan te komunes me te njejtin emer ne rrethin e Korces.
Organizimi i punes se grupit kriminal gati ka qene perfekt bejne te ditura te njejtat burime ndersa porosia e mallit te ndaluar kryhej me ane te telefonit dhe me pas korrieri shkonte per ta dorezuar te klienti qe ne te shumten e rasteve ishte i ri madje ne moshe minorene. Perdorimi i droges tek shume te rinj qe kishin ndryshuar sjellje ne familje dhe ne shkolle ka vene ne alarm prinderit dhe mesuesit ndersa informacioni ka mberritur ne policine e Korces. Kjo e fundit ka nisur organizimin e punes fillimisht me ndjekjen e te dyshuarve te saj qe kane rene me pas ne pranga.
Pas arrestimit te te lartpermendurve atyre iu jane gjetur dhe prova te mjaftueshme qe vertetojne teresisht kete aktivitet te jashteligjshem mjaft te rende dhe me pasoja mbi jeten dhe shendetin e shume te rinjve. Dyshohet se te ndaluarit qe akuzohen per prodhim dhe shitje te narkotikeve ne bashkepunim si dhe prodhim tregtim dhe perdorim i paligjshem i prekusoreve kishin shtuar ne menyre te frikshme numrin e te rinjve adoleshente perdorues te droges.
Gjate arrestimit atyre iu jane gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policise 100 grame lende narkotike e llojit heroine 10.8 gram metadon 1 peshore elektronike 8 aparate celulari si dhe 11 mije leke te reja.