Shalsi ne prokurori per ish-ekspoziten

TIRAN- Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi pyetet ne prokurori per llogari te dosjes hetimore te privatizimit te ish-ekspozites Shqiperia Sot.
Per rreth dy ore e gjysme deputeti Shalsi ka dhene shpjegime para prokurorit Gent Osmani duke i qendruar besnik te gjithe deklaratave te leshuar ne media ne lidhje me favorizimin qe administrata e ish-Ministrit te Energjetikes Genc Ruli ka mbajtur per privatizimin e ish-ekspozites.
Behet me dije se provat e paraqitura para organit te akuzes kane qene vendime te Keshillit te Ministrave ne baze te te cilave bazohet akuza e ngritur nga Partia Socialiste. Ne nje deklarate per mediat deputeti Shalsi nuk ka dashur te shprehet nese eshte pyetur ose jo vetem per ceshtjen e ekspozites.
Me tej ai ka theksuar se forca politike qe ai perfaqeson eshte e gatshme qe te ndihmoje cdo institucion qe kerkon te zbardhe disa te verteta qe perbejne interes publik. Ne kerkese dhe ne respekt te institucionit te prokurorise une u tregova i gatshem te tregoj gjithcka di ne lidhje me ceshtjen per te cilen kishte interes prokuroria.
Ne si force politike jemi te angazhuar te ndihmojme cilindo institucion qe kerkon te zbardhe disa te verteta te cilat mbrojne interesin publik. Natyrisht qe nuk i caktojme ne prioritetet e prokurorise por jemi te predispozuar qe te vendosim cdo njohuri tonen ne dispozicionin e tyre.
Me duhet tju them qe nuk eshte e drejta ime dhe nuk jam i autorizuar as nga ligji dhe as nga prokuroria per te bere publike ceshtjet te cilat disponoj. Do doja te inkurajoja prokurorine qe te bej detyren e saj me objektivitet paanshmeri integritet dhe brenda afateve te percaktuara nga ligji.
do komunikim me prokurorine eshte sekret i objektit hetimor. Jam shprehur per te gjitha ceshtjet qe me kerkoi prokuroria por duhet te dini se sekreti hetimor nuk me lejon qe te beje publike ato qe kam thene-theksoi deputeti Shalsi ne dalje te prokurorise. Ndersa burimet e prokurorise bejne te ditur se pritet te merret edhe vete deshmia e deputetit Ruli ne ditet ne vazhdim.