"Me Shqipërinë, më shumë NATO në Ballkan"
Vlerësimet u bënë nga Ministri Portugez i Mbrojtjes, Nuno Severiano Teixeira gjatë takimit në Lisbonë me homologun e tij shqiptar, Gazmend Oketa. Ministri shqiptar theksoi se pak dite e ndajne Shqiperine nga momenti historik
TIRANE-“Duke pranuar Shqipërinë në Aleancën e Atlantikut të Veriut ne do të kemi më shumë NATO në Ballkan”. Këtë deklaratë i ka bërë Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Portugalisë, Nuno Severiano Teixeira, Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Gazmend Oketa që ndodhej për një vizitë dyditore në Lisbonë me ftesë të homologut portugez. Sic bën të ditur zyra për shtyp e Ministrit Oketa, në këtë vizitë, të parën zyrtare për Ministrin shqiptar të Mbrojtjes jane vleresuar marredheniet shume te mira midis 2 vendeve ministrive te mbrojtjes dhe forcave te armatosura.
Teixeira ka vlerësuar arritjet e vendit tonë gjatë viteve të fundit, ndërsa është shprehur se "Shqipëria është kthyer në një faktor shumë të rëndësishëm strategjik stabiliteti dhe sigurie në Ballkan".
Ministri Oketa u ndal tek marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve në fushën e mbrojtjes, si dhe vlerësoi Lisbonën zyrtare për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për anëtarësimin në NATO.
“Vetëm pas disa ditësh Shqipëria do të përjetojë një moment historik, duke u ulur në vendin e anëtarit me të drejta të plota në Aleancë, gjë që do të shënojë jo fundin, por vijimin e një procesi të gjatë që kërkon angazhime të dimensioneve të reja”, është shprehur Oketa.
Gjatë qëndrimit në Lisbonë, Ministri Oketa zhvilloi dhe një vizitë në një nga bazat ajrore të Forcave të Armatosura të Portugalisë.
(d.b/BalkanWeb)