E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Pollo: FSHZH këtë vit do të ndërtojë 500 km rrugë dytësore në gjithë vendin me vlerë 72 mln USD

Sot u organizua mbledhja e Bordit Drejtues te Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), qe kryesohet nga Ministri Z. Genc Pollo, me anëtarë Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Integrimit, Zëvendësministrin e Financave, si dhe pushtetarë vendorë. Gjatë kësaj mbledhje u diskutua raporti vjetor i vitit të kaluar, si dhe u miratua buxheti për vitin 2011 me nje vlere totale 9 miliard e 830 milion leke, (10 milionë USD) ose sa dyfishi i buxhetit te vitit 2010 dhe katerfishi i buxhetit te vitit 2009, financuar nga bankat zhvillimore dhe buxhetit të shtetit.            

Në fillim të mbledhjes Ministri Pollo tha për mediat: “Gjatë vitit 2010 nga FShZh u zbatuan kontrata në vlerë 100 milion USD dhe janë siguruar 233 milionë USD për projekte në vijim. Për këtë vit, buxheti dyfishohet për projektin “Rrugët Dytësore“ për të ndërtuar afro 500 km rrugë në gjithë vendin. Projekti i iniciuar në 2008-ën me vlerë totale rreth 400 milionë USD, që pritet të rritet, financohet nga Qeveria shqiptare dhe banka zhvillimore, si Banka Botërore, CEB, BEI, BERZH, IPA OFID, Banka Islamike për Zhvillim (IDB). Ky projekt është vlerësuar i shkëlqyer nga Banka Botërore.

Gjithashtu sapo është negociuar me KfW dhe IPA për një projekt për uljen e varfërisë me vlerë afro 41 milionë USD për rrugët rurale dhe ujësjellsat në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër.”

Projektet kryesore:

1.      Projekti “Rruget Dytesore dhe Lokale”

Shuma e buxhetuar per financimin e huaj ne kuader te ketij projekti per vitin 2011 eshte rreth 72 milionë USD.

Projekti i iniciuar ka si qellim përmirësimin e kushteve te jetesës ne zonat rurale te vendit, nëpërmjet permiresimit te rreth 1.500 km rrugë rajonale e rurale duke dhene nje kontribut ne zhvillimin ekonomik te vendit nepermjet punësimit dhe krijimit te kushteve per zhvillimin e ekonomisë rurale.

Ky Projekt eshte ne proces zbatimi dhe financohet nga disa donatore nga te cilet Banka Boterore (IDA) 20 milione US$, Qeveria Shqiptare 5 milione US$, OFID 15 milione US$, CEB 40 milione Euro, Banka Islamike per Zhvillim (IDB) 40 milione US$ dhe bashkefinancimi midis BEI, BERZH, IPA 2010/2011 per 134 milione Euro.

2.      Projekti “Furnizimi me Uje i Zonave Rurale”

Programi “Furnizimi me Ujë i Zonave Rurale” me vlere totale 11,66 milione Euro financohet nga KfW dhe Qeveria Shqiptare dhe do te zbatohet ne komunat veriore te Qarqeve: Diber, Kukes, Shkoder. Ky projekt  eshte parashikuar te zbatohet per 6 vite dhe synon furnizimin me uje te pijshëm ku priten të përfitojnë rreth 50 fshatra me nje popullsi rreth 35,000 - 40,000 banore me një total prej 26 skema ujesjellesash (48 fshatra) qe i perkasin 22 Komunave ne tre Qarqet e Programit.

3.      Projekti “Punet e Komunitetit – Faza III”

Programi “Punet e Komunitetit - Faza III” me vlere totale 14,38 milione Euro financohet nga CEB dhe Qeveria Shqiptare dhe eshte fokusuar ne 16 komuna të propozuara nga Qarqet kryesisht me potenciale në fushën e zhvillimit turistik. Shuma e buxhetuar per vitin 2011 per financimin e huaj eshte 1,872 mije Euro dhe ky projekt do te perfundoje brenda vitit 2011.

4.     Projekti “Fondi i Investimeve Sociale IV”

Është një bashkëfinancim i KfW me 20 mln Euro dhe IPA 2009 me 9 mln Euro. Marrëveshja për këtë projekt është firmosur dhe pritet ratifikimi i saj në Parlament. Projekti do të ketë dy komponentë:

Rikonstruksioni i rrugëve rurale në Qarqet Shkodër, Kukës e Dibër si pjesë e programit të rrugëve rurale. Rikonstruksioni i ujësjellësve ruralë në po këto Qarqe, i konceptuar si një vazhdimësi e projekti të ujësjellësve ruralë.

Gjithashtu FSHZH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të shohë mundësinë për përdorimin e prokurimit elektronik në projektin e Rrugëve Dytësore e Lokale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është krijuar si agjenci autonome implementuese e “Projektit të Lehtësimit të Varfërisë Rurale” në fillim të vitit 1993, mbi bazën e një marrëveshje midis Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Botërore datë 09. 01. 1993. Me datë 11 Maj, 2009, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin Nr 10130 datë 11. 05. 2009, “Për Fondin Shqiptar të Zhvillimit”,  që i  përcakton  këtij institucioni një status të veçantë ligjor.


09/03/2011

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›