Vendimet e miratuara në Mbledhjen e Qeverisë
Vendimet e miratuara në Mbledhjen e Qeverisë
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT DHE PROJEKTIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE E MINISTRIA E PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, E KFW, FRANKFURT AM MAIN, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “ZHVILLIMI I MASTERPLANIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE KANALIZIME NË SHQIPËRI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave e Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, dhe KfW, Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Zhvillimi i masterplanit të furnizimit me ujë dhe kanalizime në Shqipëri”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E VLERËS SË TAKSËS SË BIZNESIT TË VOGËL, TË PËRDORUR PËR RIMBURSIMIN E PAJISJEVE FISKALE DHE TAKSIMETRAVE, TEK NJËSITË E QEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.10355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Bashkisë Tiranë t’i shtohet fondi prej 96 494 030 (nëntëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e katër mijë e tridhjetë) lekësh, për kryerjen e kompensimit të vlerës së taksës së biznesit të vogël, të cilën e ka përdorur për rimbursimin e vlerës së pajisjeve fiskale dhe taksimetrave.
Ky fond të përballohet nga fondi i kontigjencës i Këshillit të Ministrave.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË KREDISË, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI I TOKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së kredisë, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Menaxhimi dhe administrimi i tokës”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHYESE TË FINANCIMIT, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MENAXHIMI DHE ADMINISTRIMI I TOKËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit e të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), për financimin e projektit “Menaxhimi dhe administrimi i tokës”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT TF098923, TË FONDIT TË BESIMIT ME SHUMË DONATORË, “REPARIS”, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I RAPORTIMIT FINANCIAR TË KORPORATAVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së Grantit TF098923, të Fondit të Besimit me shumë donatorë, “Reparis”, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Përmirësimi i raportimit financiar të korporatave”, për një shumë prej 1 250 000 (një milion e dyqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.66, DATË 7.2.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2011, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BLERJE PAJISJESH, MJETESH DHE MATERIALESH SPECIALE, NË PLOTËSIM TË NEVOJAVE TË POLICISË SË SHTETIT DHE TË GARDËS SË REPUBLIKËS”
V E N D O S I:
Në vendimin nr.66, datë 7.2.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
Në titullin e vendimit fjalët “... dhe të Gardës së Republikës ...” shfuqizohen.
Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2011, në programin buxhetor “Policia e Shtetit”, t’i shtohet fondi prej 660 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për blerje pajisjesh, mjetesh, materialesh të tjera speciale, si dhe për sistemin e monitorimit me kamera të qytetit të Tiranës.
Nga ky fond, 634 650 700 (gjashtëqind e tridhjetë e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind) lekë të klasifikohen, si shpenzime për investime, dhe 25 349 300 (njëzet e pesë milionë e treqind e dyzet e nëntë mijë e treqind) lekë, për mallra e shërbime.”.
Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Fondi, prej 660 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN E DISA PASURIVE TË NDODHURA NË ZONËN KADASTRALE NR.8512, TË BASHKISË DURRËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE DHE TRANSPORTIT, PËR ENTIN KOMBËTAR TË BANESAVE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.536, DATË 1.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË DURRËS, TË QARKUT TË DURRËSIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, 10, 12, 13, 15/c dhe 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Revokimin e së drejtës së pronësisë për pronat me numrat rendorë 216, 217, 218, 219, 227, 228, 242, 244, si dhe të pronës me numrin rendor 1119, ndodhur në zonën kadastrale nr.8518, me nr.pasurie 46/18 dhe 46/29, me sipërfaqe 1 348 (një mijë e treqind e dyzet e tetë) m², të miratuara me vendimin nr.536, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Durrës, të qarkut të Durrësit”.
2. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike të shtetit, të ndodhura në zonën kadastrale nr.8518, me nr.pasurie 24/35, 26/32 dhe 46/22, sipas formularëve që i bashkëlidhen këtij vendimi. Lista, që përbëhet nga 3 (fletë), fillon me numrin 1 (një) dhe mbaron me numrin 13 (trembëdhjetë).
3. Kalimin e pasurive të përcaktuara në pikat 1 e 2, të këtij vendimi, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, për Entin Kombëtar të Banesave, për ndërtimin dhe shitjen e banesave, në zbatim të politikave sociale të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit.
4. Pas kalimit në përgjegjësi administrimi të Entit Kombëtar të Banesave, ngarkohet ky ent të lidhë kontratat e privatizimit me banorët e pastrehë, të përcaktuar në listat që i bashkëlidhen këtij vendimi, që përbëhen nga 23 (njëzet e tre) fletë, sipas kushteve të privatizimit, të përcaktuara me udhëzimin nr.22, datë 12.10.2010, të ministrit të Punëve Publike dhe Transportit.
5. Ngarkohen ministri i Punëve Publike dhe Transportit, ministri i Brendshëm dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe Enti Kombëtar të Banesave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR. 175, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE PYJE DHE KULLOTA, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI TË KOMUNËS HORË-VRANISHT, TË QARKUT VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutes, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.175, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të shtohet edhe lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me 11(njëmbëdhjetë) fletë, që përfundon me numrin rendor 402 (katërqind e dy), e që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Lista shtesë e pyjeve dhe kullotave si dhe tabela me lidhjen numër 1 (një) i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë e tij.
3. Ngarkohet Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikes së Shqipërise dhe njësia e qeverisjes vendore Horë-Vranisht, të qarkut Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.472, DATË 18.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN GJOCAJ, TË QARKUT TË ELBASANIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtëshme publike në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, të nenit 23, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.472, datë 18.7.2007, të Këshillit të Ministrave, të shtohet lista e pronave të paluajtshme, pyje dhe kullota, me l (një) fletë, që përfundon me numrin rendor 24 (njëzet e katër), dhe numrat rendorë të pronave, nga numri 692 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) deri në numrin 715 (shtatëqind e pesëmbëdhjetë), sipas formularit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, pyje dhe kullota, që janë në juridiksionin territorial dhe administrativ të komunës Gjocaj, të qarkut Elbasan dhe që i transferohen në pronësi kësaj komune. Lista me 1 (një) fletë përfundon me numër rendor 13 (trembëdhjetë) dhe numrat rendorë të pronave, nga numri 692 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e dy) deri në numrin 715 (shtatëqind e pesëmbëdhjetë), sipas formularit dhe lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohet Ministria e Brendshme, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Gjocaj, e qarkut të Elbasanit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.504, DATË 13.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË ISH - SPITALIT TË KFOR-IT, DURRËS, NGA MINISTRIA E DREJTËSISË TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË, PËR TRAJTIMIN E PERSONAVE ME MASË MJEKËSORE “MJEKIM I DETYRUAR NË NJË INSTITUT MJEKËSOR””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 121 e 124, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Shfuqizimin e vendimit nr.504, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin e përgjegjësisë së administrimit të ish - Spitalit të KFOR-it, Durrës, nga Ministria e Drejtësisë te Ministria e Shëndetësisë, për trajtimin e personave me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor””.
Ish - Spitali i KFOR-it, Durrës, kalon në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Drejtësisë.
Ngarkohen ministri i Drejtësisë, ministri i Shëndetësisë dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DËMSHPËRBLIMIT FINANCIAR PËR ISH - TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish - të dënuarit politikë dhe për familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, sipas listës të përfshirë në anekset “A” “B” dhe “C”, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Masa e dëmshpërblimit për ish - të dënuarit politikë dhe familjarët e të dënuarve, me dënim kapital, të bëhet me këste, sipas kritereve e kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish - të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar.
3. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari speciale në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave, në llogaritë personale të këtyre përfituesve, të hapura në bankat e nivelit të dytë, të përzgjedhura, sipas nenit 33, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, të ndryshuar.
4. Ngarkohen ministri i Drejtësisë dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN NË, PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT, PËR BASHKËPUNIMIN LIGJOR DHE GJYQËSOR NË ÇËSHTJET CIVILE E TREGTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për bashkëpunimin ligjor dhe gjyqësor në çështjet civile e tregtare.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FUNKSIONEVE TË STRUKTURAVE PËRGJEGJËSE NË SEKTORIN MINERAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 30, 43, pika 6, e 56, pika 1, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 36/1, të ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Strukturat përgjegjëse për dhënien e lejeve minerare, mbikëqyrjen dhe monitorimin e veprimtarive minerare në zbatim të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, janë:
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN).
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH).
Reparti i Inspektim - Shpëtimit të Minierave (RISHM).
ç) Drejtoria përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që trajton problemet e veprimtarisë minerare.
Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL).
2. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka këto detyra:
Hartimin e hartave për veprimtaritë minerare për shfrytëzimin e mineraleve të Republikës së Shqipërisë, pjesë e programit të veprimit 3-vjeçar të strategjisë minerare, dhe zonimin e planit vjetor minerar.
Hartimin e hartave të zonave të rrezikut minerar për zonat minerare të Republikës së Shqipërisë.
Pranimin, regjistrimin dhe publikimin në web site të datës e të orës së kërkesës për aktverifikimin e lejes së shfrytëzimit ose të lejes së kërkim – zbulim - shfrytëzimit për zonat e hapura.
ç) Shqyrtimin e miratimin e zonës së rrezikut minerar dhe të çdo kërkese për të drejtë minerare gjatë miratimit të projektit të zhvillimit të veprimtarisë minerare;
Shqyrtimin e plotësimit të kushteve të dhënies së lejes së shfrytëzimit dhe dokumenteve vërtetuese për kërkesat për zonat e hapura dhe fituesit e procedurës së konkurrimit publik, të renditura më poshtë:
Realizon aktin e verifikimit të lejeve të shfrytëzimit;
Realizon aktin e verifikimit të lejeve të kërkim – zbulim - shfrytëzimit;
Vlerëson projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të shfrytëzimit dhe bën oponencën e tij;
Vlerëson projektin e rehabilitimit të zonës minerare që përfshin, projektin e veprimtarive të mbylljes, projektin e menaxhimit të mbetjeve minerare, projektin e rehabilitimit progresiv e minerar të zonës minerare;
Vlerëson vlerat e garancive financiare për realizimin e programit të investimit dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare dhe përgatit aktin e miratimit të ministrit për këto garanci;
Bën oponencën dhe harton vendimin e këshillit teknik, që nënshkruhet nga titullari i institucionit dhe sekretari, e cila duhet të përmbajë miratimin ose jo miratimin për projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare dhe planit të rehabilitimit, si dhe vlerat e garancive financiare për realizimin e programit të investimit dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare dhe e dërgon atë në METE, brenda afateve kohore të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
dh) Mbikëqyrjen për respektimin nga titullari i lejes të kushteve të lejes dhe të normave të detyrueshme të legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare.
Raportimin për kontrollin e zbatimit të këtij ligji për lejet minerare të shfrytëzimit.
ë) Mbështetjen e ministrit për përgatitjen e politikave e të programeve në fushën minerare për;
drejtimet për zhvillimin e sektorit minerar;
promovimin e zonave minerare, për të cilat do të jepen lejet minerare të shfrytëzimit, përmes procesit të konkurrimit apo procedurave të hapura;
promovimin e zonave minerare për shfrytëzim, mbështetur në hartën minerare digjitale, e cila hartohet brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe përditësohet vazhdimisht;
parashikimin e përgjithshëm të produktit vjetor në sektorin minerar;
programimin e veprimtarive të shfrytëzimit të mineraleve;
nevojat për zhvillimin e burimeve njerëzore, profesionale në veprimtaritë minerare;
rregullat për mbrojtjen e mjedisit, peizazhit dhe rehabilitimin e tij;
tabelën me vlerat minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar të lejeve minerare të shfrytëzimit sipas grupimeve të mineraleve, vlerën minimale të investimit për lejet minerare të shfrytëzimit, si dhe vlerat minimale të prodhimit të mineralit, për zonat konkurruese dhe zonat e hapura, sipas grupeve të mineraleve;
Monitorimin minerar e postminerar të minierave të mbyllura dhe në regjim konservimi.
Mbikëqyrjen dhe monitorimin e depozitimeve të mbetjeve minerare të minierave në veprimtari shfrytëzimi, të braktisura, të mbyllura dhe në regjim konservimi.
gj)Shqyrtimin e planeve vjetore të veprimtarisë minerare të shfrytëzimit për çdo leje minerare.
Hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 3 (tre) muaj, të një raporti, i cili përmban të dhëna për:
realizimin e prodhimit;
realizimin e investimeve;
vlerën e produkteve të shitura;
vlerën e punimeve minerare të realizuara;
vlerën e operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare.
Hartimin dhe paraqitje ministrit, çdo 6 (gjashtë) muaj, të një raporti për çdo veprimtari minerare shfrytëzimi, i cili përmban të dhëna për:
respektimin e realizimit të projektit minerar;
realizimin e operacioneve e të punimeve minerare dhe depozitimin e mbetjeve minerare;
lëvizjen e rezervave minerare;
kryerjen e operacioneve minerare, në përputhje me normat e ruajtjes së mjedisit minerar, duke u këshilluar me autoritetet e qeverisjes vendore të zonës minerare.
Propozimin ministrit për masat e penalitetet që duhet të ndërmerren ndaj subjekteve minerare që nuk respektojnë kërkesat e legjislacionit minerar mbi bazën e rezultateve të mbikëqyrjes dhe të monitorimit të veprimtarive minerare.
3. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) ka të drejtë:
të kryejë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij ligji, të lërë detyra, të marrë masa administrative apo të propozojë marrjen e tyre nga ministri, si pezullimin e punimeve të veprimtarisë minerare deri në ndalimin e veprimtarisë minerare dhe heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit;
të kërkojë informacion nga zotëruesi i lejes sa herë vlerëson se ai përdor praktika të dëmshme shfrytëzimi të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, për respektimin e standardeve mjedisore të pranuara sipas legjislacionit në fuqi, apo se ai i drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe çdo të dhënë tjetër, për të llogaritur detyrimet financiare, që ka zotëruesi sipas këtij ligji;
4. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) ka këto detyra:
Hartimin e hartave të veprimtarive minerare për kërkim - zbulimin e mineraleve në Republikën e Shqipërisë, pjesë e programit të veprimit 3 - vjeçar të strategjisë minerare, dhe zonimin e planit vjetor minerar.
Pranimin, regjistrimin dhe publikimin në web site të datës dhe orës së kërkesës për aktverifikimin e lejes së kërkim - zbulimit për zonat e hapura.
Shqyrtimin e plotësimit të kushteve të dhënies së lejes se kërkim - zbulimit për kërkesat për zonat e hapura dhe fituesit e procedurës së konkurrimit publik, si më poshtë vijon:
Realizon aktin e verifikimit për lejet e kërkim - zbulimit;
Vlerëson projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare të kërkim - zbulimit dhe programin minimal të punës për kërkim - zbulimin dhe bën oponencën e tij;
Vlerëson projektin e rehabilitimit të zonës minerare, që përfshin projektin e veprimtarive të mbylljes, projektin e menaxhimit të mbetjeve minerare, projektin e rehabilitimit progresiv e minerar të zonës minerare;
Vlerëson vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës për lejet e kërkim - zbulimit dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare dhe përgatit aktin e miratimit të ministrit për këto garanci;
Bën oponencën dhe harton vendimin e këshillit teknik, që nënshkruhet nga titullari i institucionit dhe sekretari, që duhet të përmbajë miratimin ose mosmiratimin për projektin e zhvillimit të veprimtarive minerare e të planit të rehabilitimit, si dhe vlerat e garancive financiare për realizimin e programit minimal të punës për lejet e kërkim - zbulimit dhe realizimin e planit të rehabilitimit të zonës minerare.
ç) Mbikëqyrjen e respektimit nga titullari i lejes të kushteve të lejes së kërkim - zbulimit dhe të normave të detyrueshme të legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare.
Raportimin për kontrollin e zbatimit të këtij ligji për lejet minerare të kërkim – zbulimit.
dh) Mbështetjen e ministrit për përgatitjen e politikave e të programeve në fushën minerare për:
drejtimet për zhvillimin e sektorit minerar;
promovimin e zonave minerare, për të cilat do të jepen lejet minerare të kërkim - zbulimit, përmes procesit të konkurrimit apo procedurave të hapura;
promovimin e zonave minerare për kërkim - zbulim, mbështetur në hartën minerare digjitale, e cila hartohet brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe përditësohet vazhdimisht;
programimin e veprimtarive të kërkimeve themelore gjeologjike;
nevojat për zhvillimin e burimeve njerëzore, profesionale në veprimtaritë minerare;
rregullat për mbrojtjen e mjedisit, peizazhit dhe rehabilitimin e tij;
tabelën me vlerat minimale të sipërfaqes së zonës së lejuar të lejeve minerare të kërkim - zbulimit, vlerën minimale të investimit për lejet minerare të kërkim - zbulimit sipas grupeve të mineraleve.
Shqyrtimin e planeve vjetore të veprimtarisë minerare të kërkim - zbulimit.
ë) Hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 3 (tre) muaj, të një raporti, i cili përmban të dhëna për:
realizimin e investimeve;
vlerën e punimeve minerare të kërkim - zbulimit të realizuara;
vlerën e operacioneve të kryera për rehabilitimin e mjedisit dhe menaxhimin e mbetjeve minerare;
Hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 6 (gjashtë) muaj, të një raporti për çdo veprimtari minerare kërkim - zbulimi, i cili përmban të dhëna për:
respektimin e realizimit të projektit minerar;
realizimin e operacioneve e të punimeve minerare dhe depozitimin e mbetjeve minerare (nëse ka);
vlerësimin e rezervave minerare të zbuluara;
kryerjen e operacioneve minerare, në përputhje me normat e ruajtjes së mjedisit minerar, duke u këshilluar me autoritetet e qeverisjes vendore të zonës minerare.
5. Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) ka të drejtë:
të kryejë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij ligji, të lërë detyra, të marrë masa administrative apo të propozojë marrjen e tyre nga ministri, si pezullimin e punimeve të veprimtarisë minerare deri në ndalimin e veprimtarisë minerare, heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit;
të kërkojë informacion nga zotëruesi i lejes sa herë vlerëson që ai përdor praktika të dëmshme të kërkim - zbulimit të mineraleve, për respektimin e standardeve mjedisore të pranuara sipas legjislacionit në fuqi, apo se ai i drejton operacionet e punës në kundërshtim me ato të parashikuara në projektin e miratuar, si dhe çdo të dhënë tjetër, për të llogaritur detyrimet financiare, që ka zotëruesi sipas këtij ligji.
6. Reparti i Inspektim - Shpëtimit të Minierave (RISHM) ka këto detyra:
Bashkëpunimin me institucionin e AKBN-së për hartimin e hartave të zonave të rrezikut minerar për zonat minerare të Republikës së Shqipërisë.
Kontrollin e respektimit nga titullari i lejes të kushteve të lejes dhe të normave të detyrueshme të sigurisë në punë e të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve për veprimtaritë minerare sipas legjislacionit në fuqi për veprimtarinë minerare dhe atij të punës.
Mbështetjen e ministrit për përgatitjen e politikave e të programeve në fushën minerare për:
rregullat për zbatimin e masave për sigurinë në punë dhe sigurinë e punonjësve për veprimtaritë minerare;
rregullat për mbrojtjen e mjedisit, peizazhit dhe rehabilitimin e tij.
ç) Respektimin e rregullave të sigurisë në vendet e depozitimeve të mbetjeve minerare në veprimtaritë minerare.
Hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 6 (gjashtë) muaj, të një raporti për çdo veprimtari minerare kërkim - zbulimi, shfrytëzimi ose kërkim – zbulimi - shfrytëzimi, i cili përmban të dhëna për:
respektimin e kërkesave të sigurisë në veprimtaritë minerare, sigurisë në punë të punonjësve dhe rregullave për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve duke dhënë edhe rekomandimet përkatëse.
respektimin e rregullave të sigurisë në vendet e depozitimeve të mbetjeve minerare.
7. Reparti i Inspektim - Shpëtimit të Minierave (RISHM) ka të drejtë:
të kryejë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij ligji, të lërë detyra, të marrë masa administrative apo të propozojë marrjen e tyre nga ministri, si pezullimin e punimeve të veprimtarisë minerare deri në ndalimin e veprimtarisë minerare, heqjen e licencave të përcaktuara me ligj ose vendim të Këshillit të Ministrave për trajtim nga ky institucion;
të kërkojë informacion nga zotëruesi i lejes sa herë vlerëson se ai përdor praktika të dëmshme kërkim - zbulimi apo shfrytëzimi të mineraleve dhe të trajtimit të tyre, në kundërshtim me standardet dhe kërkesat e sigurisë në veprimtaritë minerare, sigurisë në punë të punonjësve dhe rregullave për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve, të parashikuara në projektin e miratuar dhe në përputhje me detyrimet që ka zotëruesi sipas këtij ligji.
8. Drejtoria përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës që trajton problemet e aktivitetit minerar ka këto detyra:
Mbështetjen e ministrit për përgatitjen e politikave e të programeve në fushën minerare për:
drejtimet për zhvillimin e sektorit minerar;
hartimin e legjislacionit primar dhe atij sekondar për veprimtaritë minerare;
hartimin e monitorimin e strategjive të zhvillimit të sektorit minerar;
promovimin e zonave minerare, për të cilat do të jepen lejet minerare, përmes procesit të konkurrimit apo procedurave të hapura;
promovimin e zonave minerare, mbështetur në hartën minerare digjitale, e cila hartohet brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji dhe përditësohet vazhdimisht;
diskutimin e programit të zhvillimit të veprimtarive minerare e të planit vjetor minerar me institucionet e tjera.
Hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 6 (gjashtë) muaj, të një raporti përmbledhës për veprimtarinë minerare në vend, bazuar në përmbajtjen e raporteve të tre strukturave, AKBN, SHGJSH, RISHM, i cili përmban të dhëna për:
ecurinë e veprimtarive minerare nëpërmjet plotësimit të indikatorëve vlerësues;
lëvizjen e rezervave minerare;
gjendjen e mjedisit minerar;
respektimin e standardeve të sigurisë në punë e të mbrojtjes së shëndetit të punonjësve;
respektimin e rregullave të sigurisë në vendet e depozitimeve të mbetjeve minerare.
Organizmin e konkurrimit publik për zonat konkurruese duke realizuar:
shpalljen e zonave minerare që kalojnë në konkurrim publik;
vlerësimin e kritereve teknike dhe financiare për subjektet konkurruese;
shpalljen e fituesit për të drejtën e aplikimit të lejes minerare.
9. Drejtoria përkatëse në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, që trajton problemet e veprimtarisë minerare, ka të drejtë:
të kërkojë nga institucionet e AKBN-së, SHGJSH-së, RISHM-së të kryejnë inspektime për ndjekjen e respektimit të dispozitave ligjore, të lërë detyra, për to për rastet kur ka ankesa, të bëjë vlerësime për moszbatim të ligjit, të marrë masa administrative apo të propozojë marrjen e tyre nga ministri;
të kërkojë nga institucionet e AKBN-së, SHGJSH-së, RISHM-së e QKL-së të respektojnë afatet procedurale për dhënien e të drejtave minerare për ndjekjen e respektimit të dispozitave të këtij ligji, të kërkojë përgjigje për rastet kur ka ankesa, vlerësime për moszbatim të ligjit;
të kërkojë informacion nga institucionet e AKBN-së, SHGJSH-së, RISHM-së e QKL-së, sa herë ka dyshime se prej tyre ka shkelje të rregullave të përcaktuara në këtë ligj.
10. Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) ka për detyrë:
pranimin e dokumentacionit të plotë për aplikimet e lejeve minerare në bazë të plotësimit të kushteve, kritereve dhe dokumentacionit përkatës të dhënies së lejes së kërkim - zbulimit, shfrytëzimit ose kërkim - zbulimit - shfrytëzimit në përputhje me kërkesat e ligjit minerar dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij për fituesit e konkurrimit publik për lejet minerare në zonat konkurruese dhe ato të aplikuesve për zonat e hapura.
vënien në dispozicion të institucioneve shqyrtuese, AKBN dhe SHGJSH, të dokumentacionit të plotë të aplikimit për leje minerare:
përcjelljen në mënyrë elektronike për procedurë miratimi ose refuzimi të dokumentacionit të paraqitur për vlerësim dhe oponencë në METE;
hartimin dhe paraqitjen ministrit, çdo 3 (tre) muaj, të një raporti për ecurinë e aplikimeve për leje minerare pranë këtij institucioni;
sigurimin e këshillimit për ministrin për përgatitjen e politikave e të akteve ligjore në fushën e lejeve/licencave.
12. Forma e funksionimit dhe organizimi i këtyre strukturave përcaktohen me ligj ose vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.
13. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FORMËS SË RAPORTEVE, TË MËNYRËS SË BOTIMIT TË TË DHËNAVE PËR PAGESAT E TAKSAVE VENDORE DHE KOMBËTARE NË SEKTORIN MINERAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SI DHE TË NIVELIT TË KONFIDENCIALITETIT NË KUADËR TË NISMËS PËR TRANSPARENCË NË INDUSTRINË NXJERRËSE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 50, pika 5, 51, pika 3, e 56, pika 1, të ligjit nr.10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të dhënat për pagesat e taksave vendore dhe kombëtare botohen e bëhen publike në kuadër të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
2. Shpërndarja e raporteve realizohet në përputhje me kërkesat e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) dhe strategjinë e komunikimit të kësaj nisme.
3. Bërja publike e raportit të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) bëhet çdo 6 (gjashtë) muaj, në formë broshure, në faqen e internetit të ministrisë përgjegjëse për industrinë nxjerrëse dhe atë të Nismës për Transparencë për Industrinë Nxjerrëse dhe realizohet në përputhje me kërkesat e e kësaj nisme.
4. Formulari i raportimit të të dhënave për pagesat e taksave vendore dhe kombëtare nga kompanitë minerare është i përcaktuar në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Formulari i raportimit të të dhënave për pagesat e taksave vendore dhe kombëtare nga institucionet shtetërore është i përcaktuar në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Raporti përmbledhës për zbatimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse duhet të përmbajë informacion në plotësim të kushteve të mëposhtme:
a) Përfshirjen e shoqërisë civile, të medias e të komuniteteve të rajoneve minerare në procesin e hartimit e të diskutimit të tij.
b) Përmirësimet ligjore për heqjen e pengesave për zbatimin e kësaj nisme.
c) Përfshirjen, në mënyrë progresive, të të gjitha kompanive që kryejnë veprimtari minerare.
ç) Garantimin që raportet e kompanive të jenë sipas standardeve ndërkombëtare dhe EITI-së.
d) Garantimin që raportet e institucioneve shtetërore të jenë sipas standardeve ndërkombëtare dhe EITI-së.
dh) Duhet të realizohet në përputhje me kërkesat e auditimit, të përcaktuara nga sekretariati i EITI-së dhe të marrë në konsideratë sugjerimet e këtij auditimi.
e) Duhet të përditësohet nga Sekretariati i Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
7. Një ekspert i pavarur, i përzgjedhur në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe kërkesat e Sekretariatit Ndërkombëtar të Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI), harton raportin përmbledhës për zbatimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse.
8. Raporti përmbledhës për zbatimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse miratohet nga grupi ndërinstitucional i punës i kësaj nisme, i krijuar me urdhrin nr.156, datë 27.12.2008, të Kryeministrit, “Për ngritjen dhe funksionimin e grupit ndërinstitucional të punës, për ndjekjen e procedurave të kandidimit të Shqipërisë në Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI)”.
9. Raporti përmbledhës për zbatimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse diskutohet me shoqërinë civile, median dhe komunitetet e rajoneve minerare dhe reflekton opinionin e tyre në raportet pasardhëse.
10. Raporti përmbledhës për zbatimin e Nismës për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse auditohet nga ekspertë të pavarur, të përzgjedhur sipas procedurave tenderuese në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe me kërkesat e sekretariatit të EITI-së.
11. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Shërbimi Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E UNIVERSITETIT TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 9, 10, 41, 76 e 77, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Krijimi dhe misioni i Universitetit të Arteve (UART):
Krijohet Universiteti i Arteve (UART), si institucion publik i arsimit të lartë, nëpërmjet riorganizimit të Akademisë së Arteve.
UART-ja ka për mision:
a) ofrimin e studimeve universitare të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë në fushën e artit e të kulturës;
b) zhvillimin e mbrojtjen e dijeve nëpërmjet mësimdhënies dhe veprimtarisë artistike që kryhet brenda e jashtë vendit;
c) formimin e studiuesve të rinj në fushat teorike të vlerësimit të artit e të kulturës;
ç) thellimin e kualifikimit profesional e shkencor të specialistit të lartë në fushën e artit e të kulturës;
d) kryerjen e kërkimeve shkencore për të zhvilluar e tejçuar artin e kulturën;
dh) ndihmesën në rritjen e standardeve të demokracisë e të qytetërimit dhe cilësisë së shoqërisë, si dhe përgatitjen e të rinjve për një shoqëri të tillë.
II. Struktura e UART-së:
Në strukturën e UART-së përfshihen njësitë kryesore, si më poshtë vijon:
Fakulteti i Muzikës, me këtë përbërje si njësi bazë:
i. Departamentin e kompozicion – muzikologji - dirigjimit;
ii. Departamentin e interpretimit.
b) Fakulteti i Artit Skenik, me këtë përbërje në njësi bazë:
Departamentin e aktrimit dhe regjisë së filmit dhe televizionit;
Departamentin e regji – skenografi – koreografi - teori e arteve.
c) Fakulteti i Arteve të Bukura, me këtë përbërje në njësi bazë:
Departamentin e pikturës;
Departamentin e skulpturës.
Programet e studimeve të UART-së:
UART-ja ofron të gjitha programet e studimit në të tria ciklet e studimit që ka ofruar deri tani Akademia e Arteve dhe çdo program tjetër, të miratuar në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
IV. Organet dhe autoritetet drejtuese
Organet dhe autoritetet drejtuese të zgjedhura për strukturat e Akademisë së Arteve vazhdojnë mandatet e tyre.
2. Autoritetet drejtuese të UART-së janë:
a) Rektori;
b) Dekanët e fakulteteve;
c) Përgjegjësit e departamenteve.
Rektori emërohet sipas pikës 2, të nenit 23, ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Autoritetet drejtuese të zgjedhura të strukturave ekzistuese funksionojnë në përputhje me ligjin nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si edhe me statutin e UART-së.
Autoritetet e tjera drejtuese emërohen dhe funksionojnë në përputhje me nenin 23, të ligjit nr.9741, datë 21.52007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
V. Organika dhe financimi :
Organika e UART-së përmban numrin e punonjësve të njësive, që integrohen në të dhe që përfshihen në numrin total të punonjësve, që janë miratuar për Akademinë e Arteve.
Financimi i UART-së, për vitin 2011, bëhet nga:
buxheti i planifikuar për Akademinë e Arteve;
burime të tjera të ligjshme.
3. Universiteti i Arteve ruan të drejtën mbi të gjitha asetet dhe fondet buxhetore që zotëron dhe disponon ish - Akademia e Arteve.
4. Universiteti i Arteve ka selinë në Tiranë, në godinën e ish - Akademisë së Arteve.
5. Universiteti i Arteve e fillon veprimtarinë për vitin akademik 2011-2012.
VI. Dispozitat e vendimit nr.414, datë 12.11.1991, të Këshillit të Ministrave, ku përcaktohet krijimi i Akademisë së Arteve, shfuqizohen.
VII. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Financave dhe Universiteti i Arteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI, TË BASHKISË SARANDË, TË SIPËRFAQES 9200 M², NGA TRUALLI FUNKSIONAL I PRONËS NR.206, “REZIDENCA QEVERITARE SARANDË”, PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.20, DATË 9.1.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË SARANDË, TË QARKUT TË VLORËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, si dhe të neneve 3, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike, të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi të Bashkisë Sarandë, të qarkut Vlorë, të sipërfaqes 9200 (nëntë mijë e dyqind) m² nga trualli funksional i pronës nr.206, me emërtim “Rezidenca qeveritare Sarandë”, sipas studimit pjesor urbanistik bashkëlidhur, i cili ndodhet në përgjegjësi administrimi të Këshillit të Ministrave, për ta përdorur për ndërtimin e një shkolle 9-vjeçare.
2. Në listën e pronave të paluajtshme publike, që i bashkëlidhet vendimit nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “P&e