E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Pollo takon Ministren e Administratës Publike të Kosovës Znj. Edita Tahiri

Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit z. Genc Pollo takoi sot Ministren e Administratës Publike të Republikës Kosovës Znj. Edita Tahiri. Dy ministrat ranë dakord ndër të tjera se zhvillimi i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit është mënyra më e mirë për zhvillimin ekonomik, kapërcimin e prapambetjes dhe qeverisjen e mirë dhe transparente.

Ministrja Tahiri nga ana e saj informoi Ministrin Pollo mbi reformat e rëndësishme që do të ndërmarrë dikasteri që ajo drejton si: Projekti Qeverisja Elektronike apo e-government, reforma në Administratën Publike të Kosovës, si dhe regjistrimin e popullsisë dhe banesave, proces që edhe Kosova do ta ndërmarrë në vitin 2011.

Me 5 maj 2010, në praninë e Ministrit Pollo u firmos edhe Marrëveshja midis Postës Shqiptare, Postës së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë, për bashkëpunimin në të gjitha fushat, përfshi edhe një pullë unike me portretin e Nënë Terezës.


10/05/2010

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›