Superkomisioni i Kongresit perballet me afatin per buxhetin

Beteja per uljen e borxhit amerikan prej 15 trilione dollaresh po debatohet nga nje komision i posacem i Kongresit. Ndersa kane mbetur vetem pak dite para se te arrije afati i marreveshjes Republikanet dhe Demokratet mbeten te ndare nga te njejtat mosmarreveshje ideologjike per taksat dhe programet sociale.
Kongresi i ndare politikisht nuk po arrin dot nje marreveshje per te vene nen kontroll deficitin dhe borxhin ne rritje te vendit.
Dhe deri tani edhe superkomisioni dypartiak ka deshtuar ne misionin per te identifikuar shkurtimet prej 1.2 trilione dollaresh para afatit te caktuar.
Nese nuk arrihet nje marreveshje deri me 23 nentor shkurtimet automatike ne programet e brendshme dhe mbrojtjen kombetare hyjne ne fuqi ne vitin 2013.
Analisti politik Stuart Rothenberg thote se ka nje arsye te forte per afatin.
Duhej dicka qe ti detyronte qe te arrinin nje marreveshje keshtu qe ata krijuan kete procedure per shkurtime te gjithanshme perfshire ato te mbrojtjes qe mendonin se do te ishte nje alternative aq e papranueshme saqe do tu duhej te merreshin vesh per ta shmangur ate.
Superkomisioni duket se eshte ne pozite te veshtire per te njejten arsye qe Kongresi nuk ka mundur te arrije nje marreveshje ne te kaluaren. Demokratet progresive druhen se ky komision do te shkurtoje programet e mbeshtetjes sociale qe ata mbeshtesin.
Senatori i pavarur i Vermontit Bernie Sanders.
Nuk do lejoj qe te balancojme buxhetin ne kurriz te te moshuarve te semureve femijeve dhe te varferve. shte e padrejte.
Ndersa republikanet konservatore druhen se superkomisioni do te ngreje taksat dicka qe shume prej tyre e kundershtojne.
Kreu republikan i Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner.
Komisioni i perbashket ka vetem nje alternative shkurtime shpenzimesh dhe reforme te programeve sociale.
Disa republikane tani po lene te kuptohet se do te pranonin disa rritje taksash por demokratet e shqetesuar thone se raporti mes shkurtimeve te shpenzimeve dhe rritjes se taksave mbetet pengese.
Kjo po shtyn disa ligjvenes nga te dyja palet qe ti bejne thirrje te dyja partive qe te arrijne nje marreveshje te guximshme prej 4 trilione dollaresh ne shkurtime dhe rritje taksash.
Senatori demokrat Mark Warner nga Virginia.
Deshtimi nuk eshte alternative. E gjithe bota i ka syte tek ne.
Disa ligjvenes thone se nese superkomisioni nuk gjen nje zgjidhje per bllokimin besimi i tregjeve globale dhe shume amerikaneve se Kongresi mund te zgjidhe shume nga sfidat fiskale do te lekundet edhe me shume.