E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Prifti, pret sekretaren për bashkëpunim ndërkombëtar të Marokut

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z. Dritan Prifti priti sot në një takim Sekretaren e Shtetit për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Mbretërisë së Marokut, Znj. Latifa Akharbach dhe delegacionin që e shoqëronte atë.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi mundësitë e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe marrjen e masave konkrete për institucionalizimin e këtij bashkëpunimi. Të dy palët ranë dakord që brenda dy muajve mes Shqipërisë dhe Marokut të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›