E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Prifti reagon ashpër ndaj akuzave të PS

Ministri i Ekonomosie, Tregetise dhe Energjetikes Dritan Prifti ka reaguar ashper menjehere pas përfundimit te Asamblese se PS-se dhe deklaratave te leshuara kunder tij nga drejtuesit e selise roze per menaxhimin qe ai i ka bere situates para dhe gjate përmbytjeve ne Shkoder.

"Na thoshin qe kemi importuar 20 MW, po 20 MW i harxhon vetem kjo
godine. Paskemi marr ne nga Kosova 20 MW, po kjo eshte qesharake. Kam
qene disa here ne Turqi gjate muajit dhjetor per arsye familjare
shendetesore, me leje te kryeministrit dhe duke leshuar urdherat e
posacem ketu per te menaxhuar situaten ne mungesen time. Edhe sot qe
flasim babai dhe nena ime jane ne Turqi, sepse dje babai im ka bere nje
nderhyrje kirurgjikale. Une do ta ndihmoje dhe do ta mbeshtese sa te
jete gjalle, cdo minute e cdo ore. Nuk kam moralin e Edi Rames ta nxjerr
nenen ne mes te nates me shkelma nga shtepia. Nuk kam moralin e Edi
Rames te braktise familjen ne menyren si e ka braktis ai, te akuzoj
femijen tim. Ne vitin 2000 une kam qene deshmitar personal kur Ilir Meta
e ka thirrur Edi Ramen perpara se te kandidonte per bashkine e Tiranes
dhe i ka thene duhet te shkosh te takosh femijen tend, te cilin nuk e
kishte takuar asnjehere per 13 vjet te jetes", deklaroi Dritan Prifti,
minister i METE-s.

Ministri Prifti beri edhe nje paralajmërim per deputetin socialist Erion
Brace duke i kërkuar atij te mos i adresohet per ceshtje personale ne
publik...

Po i them Erjoni publikisht, nese dhe nje here tjeter do me bjere ne
qafe mua, apo ketyre njerezve qe punojne me ndershmeri 24 ore ne dite,
me shpifje une do ti tregoj gjithe publikut shqiptar pse nusja e Erjon
Braces, qe ka qene sekretare e Ilir Metes ne vitin 2000 dhe vartesja
ime, kur kam qene shef kabineti i Ilir Metes, u largua nga puna nga
kryeministria. Ky eshte mllefi i Erjon Braces, qe vazhdon shpif kunder
meje. Nuk kam per ta toleruar, deri tani kam dashur te ruaje familjen e
tij, nuk kam nderhyre, po kete mllef nuk e duroj. Atehere do i tregoj te
gjithe shqiptareve pse e kemi larguar nga puna dhe pse pastaj i jam
lutur une Ilir Metes qe ti jape nje leter rekomandimi pozitive qe te
futet ne pune ne OSBE", tha Prifti.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›