Ministri Rexhepi rikonfirmoi hapjen e vendkalimit kufitar Debellde–Tanushë

Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Qeverisë së Kosovë, Bajram Rexhepi, të mërkurën rikonfirmoi gatishmërinë e autoriteteve maqedonase për hapjen e vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, duke theksuar se Qeveria e Maqedonisë e ka aprovuar kërkesën për hapjen e vendkalimit kufitar Debellde–Tanushë, ka raportuar KosovaLive.
Ai tha se kjo do të ndikojë pozitivisht në qarkullimin e qytetarëve të dy anëve, do të mundësojë udhëtimin më të shkurtër të banorëve të kësaj ane sikur që do të pamundësojë kalimet ilegale dhe kontrabandimet e mundshme të mallrave në këtë zonë.
Ministri Rexhepi tha se në një takim me ministren maqedonase, Jankulovska janë pajtuar që të kemi sa më shumë vendkalime kufitare ndërmjet dy shteteve, që është nevojë dhe kërkesë e qytetarëve nga dy anët e kufirit, për kalim më të lehtë dhe një nga standardet evropiane.
Gjatë qëndrimit në Viti, ministri Rexhepi, vizitoi edhe Stacionin Policor në Viti, ku nga komandanti i këtij stacioni, kapiteni Afrim Halili, është njoftuar për angazhimet PK-së për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në këtë komunë shumetnike.