SBASHK-u kërkon ngritje pagash në arsimin parauniversitar

Prishtinë, 18 gusht - Kryesia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të mërkurën, ka analizuar kërkesat e arritura nga sindikatat komunale të arsimit lidhur me gjendjen materiale në arsimin parauniversitar dhe ka konstatuar se reagimet nga terreni flasin për shqetësime dhe pakënaqësi të mëdha te mësimdhënësit lidhur me gjendjen në arsimin parauniversitar.
Në një komunikatë për opinion, Kryesia e SBASHK-ut thekson se duke u përballur me kërkesat e arsyeshme nga terreni për ngritje pagash vendosi të thërras të hënën, më 23 gusht, mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, i cili do të debatojë shtruar këtë çështje dhe do të merr vendim meritor.
Kryesia e SBASHK-ut shpreson se deri atëherë MASHT-i dhe Qeveria në takime me kreun e SBASHK-ut të arrijnë një marrëveshje konkrete dhe që institucionet tona shtetërore të realizojnë premtimet e tyre për ngritje pagash në shtator në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i mbarë i vitit të ri shkollor.