Ministri Ruli: “Në maj nis punën Qendra e Licencave”
Një zyrë e vetme do të krijohet për të marrë licencën, autorizimin apo vërtetimin për të ushtruar një aktivitet biznesi. Bëhet fjalë për Qendrën Kombëtare të Licencimit, e cila do të fillojë punë pas një muaji. Qendra do të jetë e ngjashme si ajo e regjistrimit të biznesit.
Premtimin e ka bërë dje ministri i Ekonomisë, Genc Ruli. “Kemi mundur të shkurtojmë ndjeshëm, rreth 60 për qind të dokumenteve që nevojiteshin për të marrë një licencë. Ndaj ne jemi të bindur se në muajin maj do të nisë nga puna Qendra e vetme Kombëtare e Licencave”, - u shpreh Ruli. Çdo subjekt që do të aplikojë për licencë do t’i aprovohet ose kundërshtohet kërkesa brenda katër ditëve.
30 Mars 2009